BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Politike

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, 20 raste të reja vetëm në QSUT, 12 prej tyre mjekë e infermierë, ja bilanci

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, 20 raste të reja

Edhe pse qeveria ka vendosur të liberalizojë masat, numri i të infektuarve me koronavirus ka nisur të rritet. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dje se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 26 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Burim infeksioni është kthyer një infermiere e cila ka infektuar stafin në spitalin e QSUT, ku vetëm dje nga 26 të prekur, 12 prej tyre ishin mjekë dhe infermiere që kishin të bënin me infermieren, ndërsa 20 raste gjithsej u shënuan në QSUT. Sakaq një tjetër burim infeksioni në kryeqytet ishte edhe një call center. Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me COVID-19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja. Sipas njoftimit të ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë, 5 më shumë se dy ditë më parë. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. “Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, pra në 24 orët e fundit janë infektuar 12 personel shëndetësor dhe 8 pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë, që është një infermiere, e cila ende nuk është zbuluar ku u prek”, u shpreh ISHP. Ndër të tjera, ISHP deklaron se vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, ka deklaruar ISHP.

Reagon Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka bërë me dije se 8-9% të personelit mjekësor kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit. Rakacolli tha se kjo përqindje tashmë ka krijuar imunitet. Ajo ka bërë një krahasim edhe me shtetet e tjera, duke sqaruar se në Shqipëri raporti i mjekëve të infektuar është më i ulët, por gjithsesi kjo nuk është një shifër përfundimtare. “Pas mjekëve, testimi do të nisë me Policinë e Shtetit që kanë qenë në terren si dhe punonjësit e postave. “8-9% të personelit të testuar kanë qenë në kontakt me sëmundjen. Kjo përqindje ka krijuar imunitet tashmë...duket shifër e vogël, por akoma nuk kemi numrin e caktuar të kampioneve për ta quajtur të përfunduar. Por edhe në vendet e tjera shkon diku te 12-15 %. Nëse ky ritëm rastesh vazhdon duhet parë se ku do jenë rastet dhe si do të jenë vatrat. Në varësi mund të qëndrojmë si jemi ose mund të hapemi, por ngelet në varësi të numrave. Te aktivitetet sportive duhet të kemi kujdes dhe janë tepër të rrezikshme prandaj masat vlejnë sepse ka risk”, tha ajo.