BREAKING NEWS

Deklaroi se Gerti Shehu kishte probleme të shëndetit mendor, doktori merret në pyetje nga policia

Deklaroi se Gerti Shehu kishte probleme të shëndetit mendor, doktori
x
BREAKING NEWS

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës, reagon Met Rrumbullaku

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës,
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e objektit të shkatërruar, dyshohet se...

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x

Politike

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendim abuziv”, Tabaku: Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit, preken 100 mijë familje

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ishte një vendim abuziv ai i Entit Rregullator të Energjisë që miratoi kërkesën e qeverise për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke vendosur fashën 80 kw/h. Tabaku thotë se kjo rritje çmimesh do të prekë 100 mijë familje shqiptare!

“Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigja nuk është rritja e taksave dhe tarifave. Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit”, thekson Tabaku ne reagimin e saj ne rrjetet sociale.

Sipas saj, Qeveria “ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh”.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut

Enti Rregullator Energjisë me një vendim abuziv rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 mijë familje!

Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigja nuk është rritja e taksave dhe tarifave.

Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit.

500 mln euro janë shpenzuar në sektorin e energjisë elektrike dhe do të justifikonin çdo nevojë që do kishte ky sektor.

E papranueshme që kriza e korrupsionit dhe kriza arrogancës të transferohet në xhepat e qytetarëve.

Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh.

Tarifa e dytë më e lartë është 12 lek/KWh në Kosovë gjatë natës.

4 herë më e vogël. E papranueshme që kjo të transferohet në xhepat e qytetarëve.