BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Rritja e çmimit të energjisë, ish-zëvendës ministri i Financave: Shpallja e emergjencës justifikohet vetëm në këto kushte

Rritja e çmimit të energjisë, ish-zëvendës ministri i

Ish-zëvendësministër i Financave, Elton Haxhi, thotë se shpallja e emergjencës energjetike justifikohet vetëm në kushtet kur operatorët nuk arrijnë dot të sigurojnë burimet e nevojshme.

Pavarësisht këtyre rrethanave, z. Haxhi thotë se VKM-ja e miratuar sot jo domosdoshmërisht çon në rritjen e çmimit të energjisë.

“Shpallja e gjendjes së emergjencës energjetike mund të jetë e justifikuar në kushtet kur operatorët e tregut energjetik nuk kanë mundësi për të siguruar burimet e nevojshme për t’u hedhur në rrjetin energjetik, por megjithatë kjo nuk do të thotë se automatikisht do kemi rritje çmimesh pasi VKM që është miratuar sot jo domosdoshmërisht të çon në këtë drejtim”, tha ai.

Ai shprehet se situata duket emergjente për shkak të gjendjes së rënduar financiare të operatorëve energjetikë, konkretisht OSHEE-ja.

“Aty qartazi është përmendur, që operatorët të shkurtojnë investimet e panevojshme dhe të përqendrohen në sigurimin e burimeve financiare. Duket sikur situata është në emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar financiare të operatorëve, më konkretisht OSHEE”, shtoi ai.

Bazuar në bilancet e gjashtëmujorit të fundit, ish-zv.ministri thotë se Shqipëria ka patur më shumë eksport se import dhe në këto kushte rritjen e çmimit të energjisë elektrike e cilëson të tepruar.

“Nëse do ketë një paketë mbrojtjeje për shtresat në nevojë, nënkupton se kemi rritje çmimi dhe pastaj do mbrojmë disa shtresa, dhe disa të tjera nuk do i mbrojmë. Nuk e shoh situatën të shkojmë drejt një rritje çmimi, sepse kemi një rritje çmimi në tregjet ndërkombëtare pasi ky ka qenë një vit jo i keq energjetik, pasi nëse shohim bilancin e gjashtëmujorit kemi eksportuar më shumë se sa kemi importuar”, shtoi ai në një intervistë televizive.