BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Politike

Rritja e energjisë/ Tabaku reagon ashpër në mbledhjen e ERE-s: Po përcaktohet çmimi pas kërkesave të qeverisë, anuloni vendimin për vendosjen e fashës 800kw

Rritja e energjisë/ Tabaku reagon ashpër në mbledhjen e ERE-s: Po

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka folur pas mbledhje së zhvilluar nga ERE për shtyrjen me një muaj të vendimit fillestar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh.

Tabaku deklaroi se çmimi po përcaktohet pas kërkesave të qeverisë, dhe këtë ajo e cilësoi si “uzurpim dhe marrje e kompetencave”.

“Unë kam qenë e para, menjëherë pasi erdha në mbledhjen e këtij bordi dhe lexova dhe disa të dhëna që ndoshta nuk I kam lexuar më parë, kam bërë thirrjen sigurisht që duhet të kursehet, patjetër. Është detyrë e jona, e të gjithëve si qytetarë, lëre pastaj detyrën tonë që kemi publike, ju për funksionet tuaja, unë për funksionin tim. Nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe të bësh thirrje për të kursyer dhe I bashkohem thirrjes tuaj siç e kam bërë dy javë më parë që duhet patjetër çdo familje shqiptare, çdo qytetar të kursej, vendosëm dhe masa për të kursyer. Ajo çfarë po diskutojmë sot këtu lidhet në dy prizma. Unë materialin e kam parë në kohën kur na u nis deri sot dhe nuk ka asnjë argument të ri për konsumin. Konfirmon dhe njëherë qëndrimin tim të herës së kaluar që rritja e çmimit të energjisë është e panevojshme, sepse këtë po vendosim sot. Ju bëra thirrje me 1 tetor që mos të hy në fuqi vendimi dhe janë këto argumenta sot që po dëgjoj që paskam pasur të drejtë unë. Në fakt më dha të drejtë qeveria.

Unë kisha disa pyetje në lidhje me funksionet tuaja. Dëgjova znj. Balluku që tha “vendosim ne për çmimin e energjisë elektrike, ERE vendos çmimin, çmimin tavan dhe ne e vendosim vetë se kur mund të hy ose jo.” Së pari njëherë, ju nuk vendosi çmim tavan, ju vendosni një çmim të përcaktuar për kWh, siç ishte vendimi që e lexova herën e kaluar, nuk është në dëshirën e qeverisë për ta zbatuar ose jo.

“Qeveria ka propozuar tek ju dhe ERE ka vendosur një çmim tavan dhe brenda këtij çmimi tavan është në dëshirën tonë se kur ta bëjmë.” Ndërkohë që mbledhja e këtij bordi po tregon që ERE në fakt është ajo që përcakton çmimin, pas kërkesës së qeverisë. Dhe unë me këtë nuk bie dakord. Me uzurpimin dhe marrjen e kompetencave të juaja.

Duke dëgjuar me interes të gjithë anëtarët e bordit dhe njëherë dua që t’ju bëj thirrje që me këto të dhëna të reja që ju mendoni që keni marrë, tarifoni në kuadrin e vlerësimit në një moment të dytë dhe ta revokoni vendimin mos ta shtyni me një muaj.

Nëqoftëse konsumi ka filluar të bjeri, në qoftë se kursimi ka filluar të ndodh, nëqoftëse të dhënat tregojnë këtë, atëherë gjykoj që është e nevojshme që ky vendim për rritjen e çmimit të energjisë të revokohet, jo të shtyhet me një muaj.

Nuk mund të lemë dhe konsumatorët deri në moment të fundit në pritje do të hy nesër apo jo në fuqi. Sepse ndoshta mund të ndodh prapë që me 30 tetor qeveria të dali sikur ka shpëtuar nga situata dhe nuk po e fut ne fuqi as me 1 nëntor.

Kshuqë unë besoj që edhe në kuadër të interesit tuaj publik dhe me gjithë respektin për z. Shuli, nuk vareni nga qeveria, jeni institucion I pavarur. Drejtoritë e varësisë varen nga qeveria, ju jeni anëtarë bordi që zgjidheni nga parlamenti, vareni nga parlamenti.

Qeveria sigurisht bashkëpunon me ju, ju dërgon informacione, keni për detyrë që të komunikoni me to, por vareni nga parlamenti”, deklaroi Tabaku.

Më të lexuarat