BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19/ Ilir Beqaj jep mesazhin e fortë:  Duhet frenuar 'dalldia'

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19/ Ilir Beqaj jep mesazhin e

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se numri i shtuar i rasteve në vendin tonë lidhet në radhë të parë me mënyrën se si u perceptua relaksimi i masave pas karantinës nga COVID-19, të cilën ish-ministri e cilësoi ‘dalldi’.

“Ka shumë numra sepse pas 18 majit ne filluam relaksimin dhe për fat të keq bëmë një dalldi, shthurje. Kalimi në një situatë të liruar javë pas jave do të sillte padyshim një shtim të rasteve. Nuk bëmë ‘lock down’ që të ikte virusi, por që sistemi shëndetësor të ishte gati, me pajisjet e nevojshme, siç edhe ndodhi.

Duhet të rritet funksioni i inspektimeve dhe ato propozime që janë në fuqi të zbatohen. Që nga 29 maji pishinat janë të ndaluara, por praktikisht ato përdoren.

Nëse pishina është e ndaluar, vetë qytetari nuk duhet të niset. Nuk mund ta bëjmë çdo subjekt një polic. Duhet përgjegjshmëri më e madhe nga ne. Duhet të shtohen inspektimet, të gjitha trupat inspektuese duhet të vihen në dispozicion për COVID”, tha Beqaj për Euro News.

Më të lexuarat