BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rritja e rrezikut rus dhe terrorist, SHBA sjell pajisje speciale dhe ekspertë në Tiranë, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

Rritja e rrezikut rus dhe terrorist, SHBA sjell pajisje speciale dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria po angazhohen çdo ditë e më shumë për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm që mund të vijë nga jashtë, siç janë Rusia apo ISIS. Këto dy vende kanë artikuluar gjithmonë se janë të shqetësuar nga rritja e ndikimit rus dhe nga sulmet e mundshme terroriste dhe për këtë arsye kanë vendosur që të marrin masa. Midis Shqipërisë dhe SHBA është nënshkruar një marrëveshje me qëllim ruajtjen e sigurisë në vend. Objektivi kryesor i kësaj marrëveshjeje të siguruar nga gazeta është pikërisht ndihma që Amerika do t’i japë Shqipërisë për të parandaluar dy fenomenet e lartpërmendura. Në marrëveshjen e nënshkruar theksohet se SHBA do të sjellë në Tiranë një pajisje speciale të quajtur Sistemi për Krahasimin dhe Vlerësimin e sigurt të Identifikimit Personal (PISCES). Kjo pajisje shërben për të kontrolluar dhe monitoruar të gjithë njerëzit në pikat hyrëse të vendit tonë. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës synon të kontribuojë, në varësi të disponueshmërisë së fondeve, duke mbështetur kapacitet e autoriteteve të sigurisë që punojnë në pikat e hyrjes në Shqipëri, si më poshtë: a) Sigurimin e Shqipërisë me Sistemin për Krahasimin dhe Vlerësimin e sigurt të Identifikimit Personal (PISCES) për monitorimin e lëvizjes së udhëtarëve te pikat e hyrjes që do të përcaktohen bashkërisht nga të dy qeveritë; b) Instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike të këtij sistemi në pikat e hyrjes që do të përcaktohen bashkërisht nga të dy qeveritë”, thuhet në marrëveshje. Ky bashkëpunim midis dy vendeve vjen në një kohë kur shqetësimi për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, po rritet gjithmonë e më shumë.

Ekspertë në Tiranë për trajnim

Mjaft interesant është fakti se në këtë marrëveshje të nënshkruar midis Shqipërisë dhe SHBA parashikohet që Amerika të angazhojë ekspertë në Tiranë me qëllim trajnimin e disa personave të përzgjedhur nga Ministria e Brendshme për përdorimin e kësaj pajisjeje speciale. Po ashtu, qeveria e SHBA do të ndihmojë edhe në instalimin dhe operimin e kësaj pajisjeje në mënyrë të vazhdueshme. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës synon të kontribuojë, në varësi të disponueshmërisë së fondeve, duke mbështetur kapacitet e autoriteteve të sigurisë që punojnë në pikat e hyrjes në Shqipëri, si më poshtë: Trajnimin e personelit shqiptar për operimin dhe mirëmbajtjen e këtij sistemi. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës synon të kontribuojë në përgatitjen e infrastrukturës së ofruar nga Qeveria e Shqipërisë, të nevojshme për instalimin dhe operimin e PISCES në mënyrë të vazhdueshme. Sistemi do të plotësojë të gjitha funksionalitetet që i nevojiten Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme e Qeverisë së Shqipërisë synon të fillojë përzgjedhjen e personelit të qeverisë pritëse për të operuar dhe mirëmbajtur sistemin PISCES, me kusht që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ketë si qëllim trajnimin e këtij personeli për të krijuar një kuadër të kualifikuar për këtë sistem”, theksohet në marrëveshje. Kjo marrëveshje mes dy vendeve është dërguar në Parlament dhe pritet që të votohet. Sapo të botohet në Fletoren Zyrtare, kjo marrëveshje hyn në fuqi, por aty thuhet se periudha kohore është e pacaktuar./ Mimoza Ibra

Më të lexuarat