BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x

Politike

“Rruga e Berishës e mbushur me gjemba dhe gozhdë” Kikia: SHBA të vendosur të luftojë për të penguar...

“Rruga e Berishës e mbushur me gjemba dhe gozhdë” Kikia:

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në një emision televiziv ka folur edhe për situatën në opozitë dhe me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim. Kikia deklaroi se kryetarin e një partie nuk cakton askush tjetër përveç strukturave.

Sipas Kikisë, deputetët e PD apo drejtuesit e saj janë tashmë të qartë se janë në një kurs përplasje të fortë me ambasadën e SHBA dhe konkretisht ambasadoren amerikane.

Nuk ka asnjë konspiracion apo nënkuptim. Nuk na kanë lënë të lodhemi të shpjegojmë mesazhe të koduara. Kanë qenë, janë shumë të drejtpërdrejtë, ata po bëjnë gjithçka për ta penguar Berishën të marrë drejtimin e PD. Kontestimi i ambasadës së SHBA do jetë edhe më agresiv. Qëndrimi i tyre do jetë edhe më agresiv dhe pa asnjë lloj mëdyshje. E kanë thënë shumë herë se ne nuk do kemi marrëdhënie me një parti politike që do kenë për kryetar një non grata nga DASH. Rruga e zotit Berisha e mbushur me gjemba dhe gozhdë për të vazhduar më tej. Rruga për të vazhduar drejt pushtetit gati e pamundur për zotin Berisha, do ketë barrierat dhe kontestimin e vazhdueshëm. Në politikë asnjëherë nuk vihet bast, nuk thuhet kurrë. SHBA janë të vendosura ta vazhdojnë këtë lufte. Nuk e penguan dot të përmbysë Bashën, mund të mos e pengojnë dot as për të marrë drejtimin e partisë.

Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri dhe kërkesës së Sali Berishës, për t’ia dhënë opozitës, Kikia tha se Presidenti ka qenë gjithmonë një produkt i konsultave politike, apo pazareve të cilat sipas tij, shkojnë deri në një moment dhe prishen.

Çdo President i zgjedhur me pazare kanë shkaktuar konflikte politike. Presidentë si Bamir Topi apo Ilir Meta, u kthyen në konflikt politik. Kur pazari prishet, Presidenti ose duhet të jetë palë me njërin, ose palë në vetvete, ideja për ta zgjedhur Presidentin nga populli sundon. Nuk varet nga temperaturave e marrëdhënieve mazhorancë-opozitë. Kam parë disaprovim absolut të zotit Rama për të mos pranuar një President të zgjedhur nga populli se intereson ta zgjedhë me votat e mazhorancës. Fakti që opozita nuk ka as mazhorancën as bashkitë, kërkon ti dhurohet një President, nuk dhurohet pushteti, do shkohet drejt zgjedhjes së një Presidenti, anëtar të Partisë Socialiste, duke shtënë në dorë për herë të parë në historinë 30 vjeçare, të gjitha pushtetet nga një parti.