Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Rrugeçër!Mafiozët po tentojnë të më marrin kompetencat”, nxehet keq Meta gjatë konferencës, zbulon paktin për Kushtetuesen: Ua thashë edhe diplomatëve të korruptuar!

Postuar: 13/11/2019 - 21:03

Në një konferencë për media me gazetarët, Meta tha se kandidatët për Kushtetuesen janë të paracaktuar, ashtu sikur edhe kreu i KED-së, sipas Metës është zgjedhur nga qeveria.Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër edhe kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e cilësuar atë një ushtar të verbër të partisë.

Meta zbuloi marrëveshjen politike për procesin e Vettingut, që sipas tij, ua kishte thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, dhe që ishte se Gjykata Kushtetuese nuk do të mbyllet asnjë ditë, nëse kalon në Vetting. Sipas tij, mbyllja e këtij institucioni ishte i qëllimshëm.

“Të ndërtosh një proces me kaq shumë probleme dhe të përpiqesh ta banalizosh me histori të tilla, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese, që s’duhet të kishte qenë e mbyllur asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar. U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në Vetting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur.Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej vettingut, por se në krye të KED erdhi një ushtarë i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 14:27

Teksa e quajti një moment historik marrjen e drejtimit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtimi i OSBE-së në këtë periudhë është tepër sfidues,  referuar zhvillimeve të brendshme, por edhe faktit që

Postuar: 06/12/2019 - 14:19

Në një njoftim për shtyp, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjitha m

Postuar: 06/12/2019 - 14:16

Një grup oficerësh të ushtrisë polake do të nisen drejt Shqipërisë për të parë mundësitë se si mu

Postuar: 06/12/2019 - 14:07

Deklarata që ajo bëri pak ditë pasi Shqipëria ishte goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe

Postuar: 06/12/2019 - 13:57

Ditën e sotme Shqipëria ka marrë kryesimin e Presidencën e OSBE-së dhe këtë kryeministri Edi Rama

Postuar: 06/12/2019 - 13:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Shqipëria mbetet e

Postuar: 06/12/2019 - 13:19

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë të gjith