
Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

Rrumbullaku thërret në takim përfaqësuesit e “Foltores” dhe u tregon vijat e kuqe për protestën e 6 dhjetorit, reagon ashpër Berisha dhe sfidon policinë, zbardhet skema se si do “joshen” militantët

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 2 Dhjetor 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku thirri në takim disa përfaqësues të PD-së për t’i sqaruar arsyet e refuzimit të kërkesës për protestë para kryeministrisë me 6 dhjetor. Rrumbullaku ka dhënë arsyet e refuzimit të kërkesës për zhvillimin e protestës së 6 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, si edhe ku do të jetë edhe perimetri i sigurisë. Por ndërkohë dje në dritë kanë dalë zbuluar edhe planet e “Foltores”, e cila po lëviz gjithë gurët, deri në joshjen e militantëve me lekë, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor. Mësohet se i frikësuar se mos i dështojë protesta, ndonëse nuk ka lejë, Berisha ka urdhëruar lakenjtë e tij që të hedhin para, duke paguar me çdo protestues, përfshirë edhe transportin, fjetjen në hotele dhe ushqimin. Në dalje të këtij takimi, eksperti ligjor pranë “Foltores”, Çlirim Gjata theksoi se protesta është e drejtë kushtetuese dhe se protesta do të jetë paqësore. “Pra siç e dini kemi kërkuar disa ditë më para një protestë të opozitës më 6 dhjetor në orën 12:00. Kjo kërkesë s’na është plotësuar për duan të na ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë dhe për këtë diskutuam sot”, tha ai.
Berisha sfidon policinë
Por këmbëngulja e policisë për të mos hapur rrugë, duket se nuk e ka zmbrapsur Sali Berishën, i cili dje për mediat e ka cilësuar si “madhështore” protestën e thirrur më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian- Ballkani Perëndimor. Edhe pse policia nuk ka pranuar kërkesën e “Foltores” për të protestua para Kryeministrisë, për shkak të perimetrit të sigurisë, Berisha me tone të larta u shpreh se “Bulevardin nuk do ta lëshojnë”. “Liderët Europian nuk janë si Edi Rama, janë zgjedhur me votë të lirë. Ata e dinë se nga vota e lirë vendos gjithçka. Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve. Në Bulevardin nuk e lëshojmë”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, dje gjatë një takimi me demokratë të njësive, 1, 3 dhe 11 në Tiranë, Berisha zbuloi edhe arsyet se porse “Foltorja” do protestojë më 6 dhjetor. “Protesta jonë, nuk ka asnjë shenjë proteste përveç se mikpritje ndaj liderëve të BE-së. Por duhet të jemi të vërtetë, protesta jonë ka të bëjë me një armik të vlerave evropiane në Shqipëri, i cili për fat të keq, duke grabitur votën e shqiptarëve, përfaqëson shqiptarët në atë samit dhe ky është Edi Rama. Ne dalim në atë protestë, me misionin për ti paraqitur Europës dhe botës se aty janë të paktën 1 mijë gazetarë, të vërtetën, apo Shqipërinë reale, të vërtetat e zeza të regjimit monist të Edi Ramës. Të regjimit të Ramës, i cili duke grabitur votën e qytetarëve dhe aspak me meritë, duke shndërruar shtetin e tërë në një makineri elektorale, duke përdorur miliona narkoeuro për të blerë votën, duke përdorur banda dhe rivendosur sistemin e patronazhistëve që në segmente të caktuara ka funksionuar identik si terroristë të kuq, ai ka grabitur votat e shqiptarëve dhe ulet së bashku me liderët të zgjedhur me votën e lirë të popujve të tyre. Në këtë kontekst protesta jonë është zëri i popullit opozitar për vlerat europiane dhe kundër një armiku të vlerave Europiane në Shqipëri, që është Edi Rama”, nënvizoi Berisha.
Valteri e pranon hapur: Kur isha deputet, paguaja njerëz të vinin në protesta
Megjithatë, faktin se forcat politike u japin para qytetarëve që t’iu bashkohen në protesta e ka konfirmuar dje edhe ish-deputeti Halit Valteri. Ky i fundit duke folur në një studio televizive e ka pranuar hapur se kur ishte deputet kanë paguar njerëz në mënyrë që këta të fundit të marrin pjesë në protestat që organizoheshin. Teksa komentoi 6 dhjetorin, Valteri tha se Berishës do i bashkohen anëtarët e PD-së dhe ata që janë të paguar. Ai deklaroi se edhe tek çadra i mbanim njerëzit me turne, dhe se sipas tij janë dhënë 20 mijë lekë për çdo makinë që ka ardhur.“Nuk do të ndodh asgjë me 6 dhjetor, do dalin ca njerëz të protestojnë, shumica janë njerëz të paguar ose janë militantë anëtarë partie që kanë qenë gjithmonë pas Berishës. Janë njerëz që janë të paguar dhe shumica janë anëtarë partie. U paguhen makinat, ushqimi, ardhja në Tiranë. Unë kam pasur detyrë të sjellë njerëz. Po kam paguar njerëz sepse më ka pas dhënë partia. Edhe tek çadra i mbanim njerëzit me turne. Kemi dhënë 20 mijë lekë për çdo makinë që ka ardhur”, deklaroi Valteri.
Më të lexuarat


Nuk ka ndodhur më parë! Belind Këlliçi hap ‘thesin’ e madh të premtimeve pak para zgjedhjeve, shpall platformën për Tiranën

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim”, Berisha zbulon planin politik dhe bën thirrjen e ‘fuqishme’: Mbështesni Belind Këlliçin, pasi do vendos qytetin në shinat e...

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me 'ultimatum' në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Cilën PD do votojnë shqiptarët? Alibeaj zbërthen skenarët dhe zyrtarizon kandidaturat e 14 majit nga selia e re

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia e Lirisë vijon të mbetet forca politike më e urryer e shqiptarëve

Flutura Açka akuza të forta në Kryesinë e PD: Kandidatët e primareve në kurth, nuk ka turp më të madh sesa të çosh vota te Meta

Rama sulmon BE dhe e akuzon se është treguar hipokrite me Shqipërinë, ja mesazhi i kryeministrit për Britaninë e Madhe

Brizida Gjikondi: Berishës nuk i intereson bashkimi, përçarje do të ketë edhe mes këshilltarëve bashkiakë
