BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Politike

Ruçi del me mesazhin e fuqishëm: Kjo gjë ndodh vetëm me mbështetjen e SHBA, BE dhe NATO-s

Ruçi del me mesazhin e fuqishëm: Kjo gjë ndodh vetëm me

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kujtuar  sot Ditën e Lirisë së Kosovës. Përmes një urimi, Ruçi thekson se vetëm me mbështetjen e ShBA, BE dhe NATO-s e ardhmja e Kosovës është e sigurt.

“Sot Kosova kremton Ditën e Lirisë, e cila shënon datën e ndërhyrjes së NATO-s, dislokimin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, më 12 qershor 1999.

Dita e Lirisë është dita të rikujtojmë se vetëm vendosmëria e aleatëve të mëdhenj dhe të përhershëm strategjikë të Shqipërisë, ShBA, BE dhe NATO-s, kurorëzoi luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëri të mundur çlirimin e Kosovës.

Lufta e popullit kosovar dhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe rezultati i saj është Kosova e lirë dhe e pavarur. Kosova dhe Ushtria e saj Çlirimtare ishin në anën e drejtë dhe të duhur të historisë. Dita e Lirisë së Kosovës është dita të rikujtojmë se ashtu si luftën për çlirim dhe pavarësi, edhe përpjekjet për zhvillim e përparim, dialogun me Serbinë dhe ndërtimin e paqes në rajon, Kosova mund, duhet dhe do t’i realizojë me sukses vetën në partneritet të ngushtë dhe duke iu bashkuar vizionit te aleatëve të përhershëm strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE-së.”, shkruan në mesazhin e tij përshëndetës Ruçi.