BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rudina Hajdari: Drafti i PS është një truk i shëmtuar, i jep të drejtë kryetarit për vendimmarrjen e listave, do e çoj në Gjykatën Kushtetuese

Rudina Hajdari: Drafti i PS është një truk i shëmtuar, i jep

Deputetja e opozitës në Parlament, Rudina Hajdari foli ditën e djeshme për zhvillimet në tryezën e Këshillit Politik, ku ende nuk po gjendet dakordësia për hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve. Gjatë një interviste televizive, Hajdari deklaroi se drafti i PS nuk garanton hapjen e listave, por sipas saj ky është thjesht një truk, pasi vendimmarrja e listave do të jetë në dorën e kryetarit. “Amendamentet kanë ardhur si deputete e Kuvendit, por duke u konsultuar edhe me pjesën tjetër të opozitës parlamentare, padyshim u lind nevoja direkte për të bërë këtë propozim pasi u njohëm me propozimin e PS-së ishte e qartë që listat në fakt nuk ishin të hapura, por u përdor një truk i shëmtuar për t’i treguar publikut që listat janë të hapura, ndërkohë që vendimmarrja e listave do të ishte totalisht në dorën e kryetarit. Dhe për këtë shkak ne ashtu siç e kemi premtuar që prej fillimit, që listat duhen të jenë të hapura dhe zgjedhësit duhet të vendosin mbi atë kandidat që duhet të fitojë për të shkuar në Kuvend. Pikërisht për këtë arsye ne bëmë një propozim tjetër që garanton hapjen e listave 100%, ashtu siç e kemi thënë që në fillim”, tha Hajdari. Deputetja e opozitës shtoi se nëse propozimi i PS-së do të miratohet, këtë çështje do ta depozitojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Hajdarit, nëse ky draft që është propozuar nga PS hyn në fuqi, atëherë diskriminohen kandidatët për deputetë. “Po, sepse unë nuk besoj të jenë çmendur ato të PS-së dhe të marrin këtë vendim, sepse në Kuvend nuk kalon. Por nëse do të marri vota nga grupe të tjera parlamentare për të kaluar këtë propozim do të jemi të parët për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese për ta denoncuar këtë rast. Sepse nëse mbahet në fuqi ky akt, është anti-kushtetues si në germë dhe në frymë të Kushtetutës. Ne i diskriminojmë kandidatët për deputetë, sepse i themi ai që ka marrë më pak vota nuk shkon në Kuvend, nëse ai që ka marrë më shumë vota ai shkon në Kuvend”, u shpreh deputetja e opozitës Rudina Hajdari.

Më të lexuarat