Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rudina Hajdari gati partinë e re me figurat e njohura të PD, pritet të afrojë Patozin, Topallin, Boden e Imamin, i jep tjetër goditje Bashës

Postuar: 20/04/2019 - 09:20

Deputetja Rudina Hajdari shumë shpejt pritet që të dalë me një forcë të re politike. Të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, vajza e Azem Hajdarit u shpreh hapur së shpejti do të propozojë një plan politik, ndërsa dha garanci se do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Por sipas burimeve të gazetës, shumë shpejt zonja Hajdari do të ngrejë një parti të re politike. Ndërkohë që, gazeta mësoi se pjesë e kësaj lëvizje të re politike mund të jenë edhe shumë ish-figura të njohura që kanë dalë publikisht kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ditën e djeshme në media dhe portale të ndryshme ka dalë një foto, teksa Rudina Hajdari është takuar me ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi.

Sipas burimeve, në fokus të takimit mes tyre ka qenë pikërisht lëvizja e re politike që pritet të dalë në skenë, të cilës priten t’i bashkohen emra si Jozefina Topalli, Genc Ruli, Ridvan Bode, Arben Imami, etj. Madje, raportet e mira me të ashtuquajturën gardën e vjetër nuk e ka mohuar as vetë zonja Hajdari. Kjo e fundit pak ditë më parë ka pranuar se është takuar e konsultuar me figura të rëndësishme mes demokratëve të gardës së vjetër, si Astrit Patozi e Jozefina Topalli. Ndërkohë që deri më tani, i vetmi që publikisht ka shprehur mbështetje për veprimet e vajzës së Azem Hajdarit është Astrit Patozi. Dy ditë më parë, Patozi e mbështeti hapur në rrjetet sociale deputeten Hajdari. Madje, ai nuk e ka fshehur faktin se në kushtet kur Basha i përzuri nga partia, krijimi i një partie të re do të jetë zgjidhja. “Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokratëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”, deklaroi Patozi. Ndërkohë, krijimin e një partie të re e paralajmëroi edhe Jozefina Topalli. “Katër vetë nuk mund të mbajnë peng fatet e Shqipërisë, ata duhen rrëzuar dhe njerëz të ndershëm do duhet të marrin drejtimin e këtij vendi dhe besoj se një lëvizje e re do lindë në vijim”, deklaroi pak ditë më parë Topalli.

Hajdari paralajmëron lëvizje të re

Deputetët e rinj të opozitës, duket se kanë vendosur që të krijojnë edhe një lëvizje të re politike. Kjo u zbulua dy ditë më parë nga deputetja Rudina Hajdari, e cila teksa ishte duke folur në foltoren e Parlamentit, paralajmëroi krijimin e një partie të re. “Por cilat janë synimet tona gjatë jetës parlamentare në këtë legjislaturë? E para, do përfaqësojmë të gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve. Ata që ne duam ti përfaqësojmë, përpos denoncimeve të aferave dhe skandaleve të kësaj qeverie, do të shpalosim një alternativë të qartë për një vizion të Shqipërisë së nesërme. Do i japim fund partitokracisë”, deklaroi deputetja Rudina Hajdari. Pra, nëse deputetët e rinj krijojnë një lëvizje të re politike, PD dhe LSI jo vetëm që do të rrudhen, por do të dalin jashtë loje.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk