BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Politike

Rudina Hajdari në një rrëfim ndryshe, flet për herë të parë për marrëdhënien me bashkëshortin: Po kalojmë një moment shumë të vështirë

Rudina Hajdari në një rrëfim ndryshe, flet për herë

Mbrëmë në "Shiko kush luan" ka qenë e ftuar Rudina Hajdari, e cila ka dalë paksa nga korniza e politikës, duke u përballur me lojëra të ndryshme.

Rudina ndër të tjera ka zbuluar dhe se është duke kaluar një moment shumë të vështirë me bashkëshortin.

Pyetja drejtuar Rudinës ishte: Prej pesë vitesh je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin tënd,  ne sot në "Shiko kush luan" duam të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti juaj të hiqni dorë nga politika për t`ju rikthyer sërish lidhjes dhe jetës në Amerikë.

“Ky qenka një kurth më duket. Kam diku 3-4 vite  jo 5 vite që jam dhe unë me të njihem qëkur kam qenë 16-vjeç dhe kemi një lidhje shumë të gjatë me njëri-tjetrin. Jemi martuar, kemi patur një lidhje edhe në distancë kohët e fundit. Kemi patur zënkat tona, kuptohet. Dhe është një sakrificë shumë e madhe sepse kemi dhe vajzën. Kështu që jemi duke kaluar një moment shumë të vështirë në këto momente. Por di t`ju them që ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një baba i jashtëzakonshëm dhe më përkrah për këtë që bëj dhe jam e sigurte që gjithnjë do më përkrahë dhe është një nga njerëzit që unë vlerësoj më shumë,” tha Hajdari.

Më të lexuarat