BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Politike

Rudina Hajdari nuk përmbahet ndaj kryeministrit Rama: Arrogant! Nuk mund ta mbulosh dot duke u fshehur mbas Lulzim Bashës

Rudina Hajdari nuk përmbahet ndaj kryeministrit Rama: Arrogant! Nuk mund ta

Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur kryeministrin Rama arrogant. Ajo shprehet se tërmeti i çorri maskën. Hajdari shkrua se Rama nuk mund ta mbulojë këtë paaftësi duke u fshehur nga Lulzim Basha të cilin e thërret për bashkëpunim

Hajdari shkruan:

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit.”

 

Më të lexuarat