Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Rudina Hajdari nxjerr prapaskenat: Kur jemi vetë bëjmë deklarata politike. Ja çfarë ndodh kur Amerika merr pjesë në mbledhje

Rudina Hajdari nxjerr prapaskenat: Kur jemi vetë bëjmë deklarata

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas rreth 9 orësh negociata me Këshillin Politik, ku morën pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh për mediat se “është bërë progres” për konsensusin për Reformën Zgjedhore, por shtoi se çdo kërkesë që bie ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet të lëshohet nga palët.

Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari  tha se prania e ambasadores amerikane, Yuri Kim ka qenë shumë pozitive duke sjellë edhe përparimin e dialogut.

“Mendoj që kur është Amerika, lëvizim. Kur mblidhemi vetë bëjmë deklarata politike. Kurse kur është Amerika aty nuk i toleron njeri këto gjëra”, tha ajo për Opinion.