BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Politike

Rudina Hajdari sfidon PD-PS, propozon draft të ri për hapjen e listave, mandatin e merr ai që ka më shumë vota

Rudina Hajdari sfidon PD-PS, propozon draft të ri për hapjen e

Deputetja Rudina Hajdari ka sfiduar ditën e djeshme PD dhe LSI sa u takon listave të hapura. Hajdari ka propozuar dje një draft të ri për hapjen e listave, ku sipas të cilit mandatin e merr ai që ka më shumë vota. Hajdari është kështu një hap para dy partive të mëdha. Deri më tani Partia Socialiste ka propozuar një draft, ku sipas të cilit listat do të jenë të hapura, por përsëri ka rëndësi renditja e emrave, ndërkohë PD nuk ka propozuar asnjë draft. Drafti i Hajdarit përveç listave 100% përfshin edhe ruajtjen e kuotës gjinore 30% dhe mënyrën e shpërndarjes së mandateve. Ndryshe nga PS, Hajdari kërkon t’i japë votuesit 100% të drejtën për të vendosur se kush do ta përfaqësojë në Parlament, ndërsa i kërkon Këshillit Politik të takohen të martën e të punojnë pa pushim deri në arritjen e dakordësisë. Ajo i ka dërguar një letër anëtarëve të këshillit për t'u mbledhur ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar.

Drafti

Në draft propozohet lista 100% e hapur duke i dhënë fuqinë e plotë popullit të zgjedhë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij. Po ashtu sa i takon renditjes së kandidatëve, Hajdari propozon që ajo të jetë sipas rendit alfabetik dhe jo atij numerik dhe renditja përfundimtare do të vendoset në bazë të votave që secili kandidat ka marrë në bazë të votave parapëlqyese. Ndërkohë drafti që ka propozuar PS e ka ndryshe pjesën e renditjes, pasi vendoset nga forca politike dhe për të ndryshuar këtë renditje kandidati duhet të marrë një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e votave të partisë në zonë ku ata votojnë dhe se skualifikimi fillon nga fundi. Sakaq sa i takon shpërndarjes së mandateve, Hajdari propozon në draftin e saj që ato t'u jepen vetëm kandidatëve që janë votuar më shumë nga populli. Sipas draftit fillimisht duhet përcaktuar numri i mandateve që merr një parti dhe më pas shpërndarjen e tyre për kandidatët fitues duke ia dhënë atyre që kanë më shumë vota parapëlqyese. Shpërndarja e mandateve duhet bërë edhe duke u ruajtur kuota gjinore prej 30%. Sipas Hajdarit, gjë që e ka shprehur në draftin që ajo ka propozuar, partitë politike kanë peshën për të përcaktuar kandidatë, ndërsa populli për të zgjedhur se kë do të çojë në Kuvend. Ndërsa po të krahasojmë me draftin e propozuar nga PS, shpërndarja e mandateve do të bëhet duke pasur parasysh 3 elementë, së pari, renditjen e kandidatëve në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti, së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat dhe e treta mesatarja e partisë sipas çdo zone zgjedhore.

Kuotat gjinore

Përfaqësimi gjinor ka qenë një pikë ku Hajdari është fokusuar së tepërmi përpos hapjes 100% të listave. Në draftin e saj ajo propozon se në listën e përgjigjur me kandidatët më të votuar, në rast se kjo kuotë prej 30% nuk është respektuar nga përzgjedhja e votuesve, atëherë kandidati burrë që ka më pak vota nga kjo listë të zëvendësohet më një grua që ka marrë më shumë vota nga populli. Në këtë mënyrë sipas draftit të propozuar nga Hajdari ruhet dhe kuota gjinore prej 30%. Ndërsa po ta krahasojmë me draftin e PS, aty kuota gjinore ruhej në përcaktimin e listës paraprake nga partitë politike, çdo dy burra duhet të jetë një përfaqësuese grua dhe se një burrë edhe pse mund të ketë marrë më shumë vota nuk mund të zëvendësojë një grua. Një grua mund të zëvendësohet vetëm nga një kandidate tjetër grua që ka marrë më shumë vota.

Më të lexuarat