BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Politike

“Sa qimet e kokës vetëm me...”, Romeo Kara publikon listën sa paguhen kontrollorët që bllokuan trafikun ajror dhe bën deklaratën e fortë

“Sa qimet e kokës vetëm me...”, Romeo Kara publikon

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë mbrëmjen e djeshme për bllokimin e trafikut ajror nga kontrollorët, të cilët janë të pakënaqur nga përgjysmimi i pagave të tyre.

“Keto jane disa nga ish-pagat e kontrolloreve te trafikut ajror te trajnuar ketu dhe neper Europe, sa qimet e kokes vetem me parate publike, pikerisht për të prodhuar sigurine në fluturim, ulje-ngritje dhe kalim-mbikalime të avioneve.

Keto paga kane rrezuar edhe piramiden e pagave në sektorin publik, duke tejkaluar edhe pagat e Presidentit, Kryeministrit, deputeteve, ministrave, gjykatesve etj.

Pretendohet se Kroacia dhe Serbia i paguan me shume, por harrojne se në Europe cdo gje paguhet me shume.

Partneret e mi gjermane, për të njejten pune si une, paguhen 550 euro ora dhe ai austriak 1200 euro ora, por kjo nuk me rebelon per pagen time.

Gjella me kripe dhe kripa me karar.”, shkruan juristi Romeo Kara.

“Sa qimet e kokës vetëm me...”, Romeo Kara publikon