BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Sabotohet hyrja e trupave të NATO për stërvitjen e 26 prillit, interesat ruse shqetësojnë SHBA pas bllokimit të aeroportit

Sabotohet hyrja e trupave të NATO për stërvitjen e 26 prillit,

Futet në kaos sistemi i fluturimit në vendin tonë. Në mënyrë krejt të beftë, rreth 60 kontrollorë të Aeroportit “Nënë Tereza” kanë braktisur dje punën duke futur në kaos sistemin ajror. Ministria e Transportit është detyruar të anulojë të gjitha fluturimet, pasi kontrollorët kanë pezulluar punën duke u ankuar për uljen e pagave. Për shkak të pandemisë, një vit më parë pagat e tyre janë ulur nga 4.400 dollarë në rreth 2.500 dollarë në muaj dhe kjo ulje sipas tyre u ka shkaktuar stres dhe nuk e përballojnë dot jetesën me 2.500 dollarë. Braktisja në bllok e punës ka futur në kolaps aeroportin. Por një skenar i tillë duket se ka qenë më i thellë se kaq. Dyshimet janë se fshihet një dorë tjetër pas kësaj loje. Kryeministri Rama akuzoi dje presidentin dhe ish-kryeministrin Berisha për grusht shteti, por gazeta ka mësuar nga burime shumë të sigurta brenda Ministrisë së Mbrojtjes se ka dyshime për lojë nga vendet jomike. Shqipëria këtë vit do të presë stërvitjen e NATO “Defender Europe 21”. Ajo do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1.000 automjete joluftarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera. Dyshimet janë se bllokimi dje i aeroportit është një sabotim nga jashtë për të penguar stërvitjen. Sipas burimeve, dyshimet e amerikanëve janë për lojë ruse në këtë mes. Prezenca NATO nuk mirëpritet nga Moska dhe dyshimet janë se Rusia përmes njerëzve të saj në politikë po tenton sabotimin stërvitjes. Kryeministri akuzon presidentin dhe ky i fundit duhet theksuar se është personi me lidhjet më të forta me rusët. Moska dhe mediat ruse e kanë mbështetur gjithmonë Metën dhe dyshohet se përmes njerëzve të LSI në AlbControll u organizua një puç për të bllokuar ushtrinë e NATO. Ambasada e SHBA ka pasur dje kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkohë që janë telefonuar nga amerikanët dhe disa kontrollorë. Pra duket se SHBA i trembet një sabotimi.

Qëndrimi i qeverisë

Ministrja e Transportit Belinda Balluku doli në një konferencë për shtyp për situatën, ndërsa akuzoi si të përfshirë në çështjen e grevës së kontrollorëve të trafikut ajror ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Sipas saj, ky bllokim është grusht shteti. “Kam ndjekur me vëmendje Sali Berishën, i cili ka një ekzaltim të madh sepse do të mbyllet aeroporti i vetëm ndërkombëtar. E gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik për shkak të fushatës. Unë do t'i kërkoja Presidentit të Republikës, i cili i ka takuar më parë dhe u kërkuar informacion kontrollorëve të trafikut ajror, se a mendon se do duhet të bllokohet ardhja e vaksinave? A duhet vendi të kapet peng dhe ky është një grusht shteti? A duhet të kapet nga disa persona të cilat janë të stresuar me pagën 2490 dollarë dhe nëse nuk ua bëjnë 4490 dollarë atëherë ata do të mbajnë vendin peng”, deklaroi Balluku. Më tej ministrja Balluku theksoi se greva e kontrollorëve të AlbControl duke bojkotuar punën për uljen e pagave dhe kushtet e punës, sipas saj, është e paligjshme dhe në thyerje të Kodit të Punës. “Dje për të bllokuar trafikun ajror dhe për të vënë nën presion shtetin shqiptar kanë vendosur që të bëjnë një akt, i cili quhet paaftësi për të operuar. Kanë deklaruar se janë të paaftë për të operuar për 7 arsye, vështirësi financiare, probleme familjare si pasojë e vështirësisë familjare, sepse nuk merren me 4000 dollarë, por rreth 2 mijë dollarë. Dhe ky është një problem në familje. Ndërkohë zotëria meqë si dalin 4,200 dollarë ka aplikuar për borxh te familjarët”, tha ajo.

Më të lexuarat