BREAKING NEWS

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre
x
BREAKING NEWS

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën
x
BREAKING NEWS

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme:
x
BREAKING NEWS

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar
x
BREAKING NEWS

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi:
x
BREAKING NEWS

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin
x

Politike

“Safe journalists” akuzon Prokurorinë për presion ndaj mediave dhe kërcënime për arrestime të gazetarëve që do të publikojnë materialet e botuara nga hakerat

“Safe journalists” akuzon Prokurorinë për presion ndaj

Rrjeti ndërkombëtar ‘Safe Journalists’ ka reaguar sa i takon urdhrit të prokurorisë ndaj mediave shqiptare, ku këtyre të fundit nuk u lejohet publikimi i përmbajtjes së e-maileve të zyrtarëve shtetërorë që u hakeruan gjatë sulmit kibernetik të Iranit. Shoqatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe gazetarët shprehin shqetësimin e përbashkët për ndalimin e përgjithshëm të publikimit të lëshuar nga autoritetet e prokurorisë shqiptare në lidhje me një grumbull të dhënash të hakuar dhe theksojnë se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale për publikimin e informacionit në interes të publikut. Në reagim thuhet se ky ishte një kërcënim ndaj mediave dhe gazetarëve nga ana e zyrtarëve shtetërorë. “Ndërkohë që organizatat tona njohin natyrën e ndjeshme të këtyre rrjedhjeve dhe i nxisin të gjitha mediat në Shqipëri që ta trajtojnë materialin në mënyrë rigoroze etike dhe të përgjegjshme, është jetike që autoritetet shqiptare të veprojnë me kujdes dhe konsideratë të plotë për liritë e gazetarisë të mbrojtura si nga ligjet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ligji godet lirinë e medias

Sipas reagimit nga “Safe Journalist”, gazetarët nuk mund të ndalohen të shpërndajnë informacione që janë në interes të publikut. “Sipas raportimeve, pjesa më e madhe e materialit të hakuar përmban informacion të klasifikuar policor dhe korrespondencë të ndjeshme në email, dokumente dhe memorandume midis politikanëve shqiptarë, autoriteteve dhe ambasadorëve të huaj, duke përfshirë dokumente rreth planeve të dyshuara për të vrarë figura të politikës së huaj dhe vendase. Në përgjigje të rrjedhjeve të fundit, Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhrin dhe paralajmëroi se mediat që shkelin këtë urdhër do të përballen me hetimin penal sipas neneve 103, 208 dhe 304 të kodit penal. Kjo përfshinte publikimin në mediat audio-vizuale, të shkruara dhe online, si dhe në mediat sociale. Faqet web të lajmeve që publikonin të dhëna do të bllokoheshin më pas. Informacioni u shpërnda fillimisht nëpërmjet një postimi në llogarinë e Policisë së Shqipërisë në Facebook. Organizatat tona e njohin ashpërsinë e këtyre sulmeve kibernetike dhe natyrën e ndjeshme të të dhënave të nxjerra. Në rrethana të tilla, media ka një përgjegjësi profesionale për të trajtuar dhe paraqitur këtë lloj materiali në një mënyrë etike, duke marrë parasysh të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe shqetësimet serioze të sigurisë kombëtare. Megjithatë, pavarësisht nga burimi i materialit ose qëllimi i atyre që qëndrojnë pas sulmeve, gazetarët kanë përgjegjësinë të vlerësojnë vërtetësinë dhe natyrën e interesit publik të informacionit të rrjedhur, si dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për çështje të rëndësishme”, citohet në deklaratë.

Efektet e forta të ligjit tek media

Sipas deklaratës, asnjë gazetar, redaktor apo botues në Shqipëri nuk duhet të ndiqet penalisht për publikimin e informacionit të saktë mbi një çështje me interes publik. “Përgjigja e Prokurorisë së Tiranës për të kufizuar në mënyrë të njëanshme çdo raportim mbi informacionin e rrjedhur, pa marrë parasysh interesin publik, ngre shqetësime serioze për shkelje të pajustifikuara të lirisë së shtypit, e cila tashmë është në qendër të vëmendjes në Shqipëri. Kërcënimet për hetime penale dhe bllokimi i faqeve të internetit për mediat apo gazetarët që shkelin urdhrin e ndalimit do të kenë ndërkohë një efekt censurues në raportim dhe mund të hapin derën për kriminalizimin e veprimtarisë legjitime gazetareske. Asnjë gazetar, redaktor apo botues në Shqipëri nuk duhet të ndiqet penalisht për publikimin e informacionit të saktë mbi një çështje me interes publik. Për më tepër, roli i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) – dy organe të pavarura – në monitorimin e ekosistemit mediatik për shkelje të mundshme në emër të Prokurorisë ngre gjithashtu shqetësime të qarta. Duke vijuar, organizatat tona u bëjnë thirrje autoriteteve hetuese dhe qeveritare në Shqipëri të shmangin marrjen e çdo hapi të mëtejshëm që cenon ushtrimin e gazetarisë së përgjegjshme ose rrezikon lirinë e gazetarëve që publikojnë materiale me interes publik. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në ditët në vijim dhe t’i përgjigjemi zhvillimeve të mëtejshme”, përfundon njoftimi.

Më të lexuarat