BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Saimir Vishaj jep alarmin: Po rrezikohet ngritja e SPAK, vetingu po ecën me ritme të ngadalta, politika nuk e do reformën në drejtësi

Saimir Vishaj jep alarmin: Po rrezikohet ngritja e SPAK, vetingu po ecën me

Avokati Saimir Vishaj ngriti dje shqetësimin se po rrezikohet ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Gjatë një interviste të dhënë për gazetën “SOT”, Vishaj deklaroi se puna e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shumë e ngadaltë, çka ndikon edhe tek rivlerësimi i kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme. Sipas tij, një tjetër pikë që ndikon tek ngritja e SPAK janë edhe kriteret shumë të ashpra për kandidatët, gjë e cila i tremb ata për të aplikuar. Për Vishajn, SPAK rrezikon të ngrihet në fund të vitit dhe jo në qershor sikurse është paralajmëruar. Në vijim të intervistës, ai e ndali theksin edhe tek ulja e dënimit për Dritan Dajtin. Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë deklaroi se problemi në këtë rast duhet të trajtohet nëse duhej aplikuar apo jo ligji i vjetër në një kohë kur kemi të miratuar Kodin e Procedurës Penale. Duke komentuar më tej ecurinë e reformës në drejtësi, Vishaj tha se politikanët janë të frikësuar nga kjo reformë dhe prandaj e sulmojnë. Megjithatë ai u shpreh besimplotë se qëllimi final i kësaj reforme do të arrihet. Në fund Vishaj kërkoi që për personat e korruptuar apo të përfshirë në krimin e organizuar, të ketë edhe hetime pasurore.

-Gjykata vendosi të heqë burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin. Si e shihni këtë vendim? A është i drejtë duke qenë se kemi të bëjmë me vrasjen e 4 policëve?

Gjykata nuk ka vendosur heqjen e burgimit të përjetshëm. Gjykata e ka dhënë burgimin e përjetshëm, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ulet automatikisht 1/3 e dënimit, që do të thotë 25 vite burgim. Nuk ta jep gjykata 25 vite burgim, gjykata ka dhënë burgim të përjetshëm. Të drejtën për të ulur 1/3 e dënimit të pandehurit ja jep ligji. Në këtë rast është në fuqi ligji me të cilin është gjykuar në kohën kur ka ndodhur vepra. Është për tu diskutuar nëse ligji procedural penal ka fuqi prapavepruese ndërkohë që ka hyrë në fuqi ligji 35/2017 i Kodit të Procedurës penale në lidhje me gjykimin e shkurtuar kur vepra penale ka në sanksionin e saj burgim të përjetshëm. Ndërkohë që çështja objekt gjykimi në Gjykatën e Apelit po gjykohej me 5 gjyqtarë me ligjin procedural penal të vjetër.

-Duke qenë se kemi një Gjykatë të Lartë jo tërësisht funksionale, sa mund të ndryshohet vendimi i Apelit për Dajtin?

Nuk ka të thotë fare nëse është funksionale apo jo Gjykata e Lartë. Brenda 45 ditëve ka të drejtë prokuroria të bëjë apelim dhe gjykata pastaj mund ta vendosë për një vit ose për dy vjet. Çdo gjë mund të ndodhë pastaj.

-Si anëtar i komisionit të monitorimit për ecurinë e reformës në drejtësi, si e shihni deri tani ecurinë e procesit të vetingut, duke qenë se numri i seancave dëgjimore është shumë i ulët?

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është në hapa shumë të ngadaltë, vetingu po ecën me hapa shumë të ngadaltë. Me këto hapa kaq të ngadaltë, rrezikon edhe ngritjen e SPAK në kohë. Nuk po ecet me hapa të shpejtë as me kandidatët për SPAK dhe kjo tregon që ngritja e këtij organi rrezikon të ngrihet nga fundi i vitit. Ndërkohë që për Gjykatën e Posaçme mjafton vetëm me dhënien e pëlqimit nga gjyqtarët prezumohet se është ngritur, me Prokurorinë e Posaçme rrezikohet dhe do ende kohë. Prandaj duhet edhe ndërhyrje urgjente e Kuvendit. Nuk është problemi nëse shtyhen afatet për aplikime, problemi më i madh për SPAK janë kushtet tepër të rënda që janë vënë për të qenë anëtarë. Nëse nuk hiqet kriteri për të pranuar përgjimet nga familjarët, të gjithë prokurorët do ta kenë shumë të vështirë për të kandiduar apo për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Kjo rrezikon që SPAK të mos ngrihet dot në kohë sepse nuk plotësohet numri i anëtarëve. Për më tepër që nuk kanë nisur as procedurat e vetingut.

-Pak ditë më parë u ndez një debat për një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, i cili rezultoi se ka qenë ish-sigurims. Në lidhje me këtë debat, a ka patur një ndërhyrje nga komisioni ku ju jeni anëtar?

Jo, nuk mund të ndërhyjmë ne sepse është e drejtë vendimmarrjeje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për këtë çështje nuk mund të ndërhyjë as Prokurorja e Përgjithshme dhe as Parlamenti i Shqipërisë sepse kjo vendimmarrje i takon vetëm KLP. Është ajo KLP ajo që përcakton nëse për personin në fjalë do të ketë mbarim të mandatit apo do të vazhdojë detyrën si anëtar i KLP.

-Në Tiranë ka mbërritur prokurorja kroate, Tamar Laptos, e cila ka qenë pjesë e grupit hetimor që arrestoi ish-kryeministrin Ivo Sanader. Në gjykimin tuaj, me ardhjen e të tillë ekspertëve, a do të kemi një luftë antikorrupsion në nivele shumë të larta?

Jo, nuk mendoj sepse e vetmja gjë që duhet të bëjmë është ndërrimi i mentalitetit. Këta prokurorë janë të pasur, këta gjyqtarë janë të pasur, vepra penale e korrupsionit ka ekzistuar dhe këta prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë dërguar në bankën e të akuzuarve asnjë politikan. Pra duhet të ndërrohet mentaliteti dhe pastaj mund të marrin zgjidhje gjërat.

-Reforma në drejtësi po sulmohet vazhdimisht nga palët politike. A tregon kjo se individë të caktuar janë të shqetësuar nga reforma dhe se nuk e duan atë?

Unë kam qenë partizan që në fillim që kjo reformë të ecte që në fillim në kohën e duhur dhe në ritmin e duhur nëse do të kishte dakordësi të dy palëve politike. Për aq kohë sa të dyja palët janë pozicionuar kundër reformës dhe kanë frikë nga kjo reformë, mendoj që reforma në drejtësi mund të zvarritet, por e rëndësishme është që në fund qëllimin do të arrijë.

-Komisioneri Publik ka ankimuar vendimet e KPK për disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. A përbëjnë rrezik këto ankimime për punën dhe funksionimin e KLP? Nëse KPA vendos shkarkimin e tyre, a mund të futet në ngërç KLP?

Jo, nuk përbëjnë rrezik sepse Këshilli i Lartë i Prokurorisë kuorumin e ka. Çfarëdo lloj vendimmarrjeje të marrë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, kuorumi ekziston, shumica për të marrë vendime ekziston dhe nuk pengohet puna. Ndërkohë, vijohet puna nga ana tjetër edhe me zëvendësimin e tyre, gjithmonë nëse vendimi i KPA nuk është në favor të tyre.

-Hetimet kundër korrupsionit, a duhet të shoqërohen edhe me hetime pasurore? Sa e lehtë është të verifikohen pasuritë e zyrtarëve të lartë?

Çdo krim i organizuar që ka të bëjë me trafiqet apo me korrupsionin pikë së pari duhet të nisë nga hetimi pasuror. Nëse kemi një hetim pasuror që godet xhepin e të korruptuarit ose të trafikantit, atëherë ne e kemi goditur atë. Në rast të kundërt, në qoftë se kemi vetëm një ndëshkueshmëri vetëm për atë vepër penale që ata kanë bërë, atëherë nuk kemi arritur ta godasim korrupsionin dhe krimin e organizuar. Duhet të ketë hetim pasuror për këdo, qofshin zyrtarë me pozita të larta.

-Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga vetingu për shkak të problemeve me pasurinë. A duhet të ketë ndjekje penale për ta?

Një gjë e tillë nuk është e përcaktuar në ligj. Ata kanë filluar të punojnë avokatë. Të gjithë personat që janë shkarkuar nga vetingu po punojnë avokatë, kanë një licencë avokatie, duke qenë se nuk punojnë më gjyqtarë dhe prokurorë. Por për ndjekje penale, nuk ka një përcaktim ligjor.

Intervistoi: Mimoza Ibra

Më të lexuarat