
Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Sali Berisha akuzon Yuri Kim për gjyqin e Partisë Demokratike dhe kërcënon gjyqtarët që do japin vendimin më 3 nëntor

Shkruar nga Rigels SELIMAN 7 Tetor 2022

Data 3 nëntor e muajit të ardhshëm, ditë kur Gjykata e Apelit do të rrëzojë vendimin paprecedent të gjyqtarit Agron Zhukri, që i falë Partinë Demorkatike “non gratës” Sali Berisha, duket se është kthyer në makth për këtë të fundit. Dje gazeta “SOT” si e vetmja media në Shqipëri që i jep zë gjithçkaje, paralajmëroi se çështja në gjykatë dhe që favorizon grupin e Lulzim Bashës, ka shkaktuar kaos dhe stres tek “Foltorja” e udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha, i cili dje iu është rikthyer sulmeve ndaj amerikanë dhe në veçanti ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të vitit 2021, ndërsa akuzohet si i korruptuar dhe minues i demokracisë. Por kjo damkë po e përndjek Berishën, i cili është kthyer në paranojak dhe shikon armiq kudo. Ditën e djeshme, Berisha ka hedhur akuza të forta në adresë të ambasadores Yuri Kim, për të cilën theksoi se po ndërhyn tek gjykata sa i takon gjyqit që ai ka më Alibeajn për legjitimitetin e Partisë Demokratike. “Berisha: Vendimi i gjykatëses, mercenares politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës. Nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Yuri Kim bëri ndërhyrje direkte tek Erjon Veliaj, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj, u tregua e sinqertë. Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është absolutisht e paligjshme. Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vjenës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur”, deklaroi Berisha, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të “Foltores”. Pra, kjo deklaratë e Berishës, tregon se ai është në panik nga vendimi i 3 nëntorit për vulën e PD, e cila pritet t’i kalojë edhe ligjërisht Bashës dhe Alibeajt.
Berisha: S’takohem me Yuri Kimin pa më kërkuar falje
Më herët ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duhet t’i kërkojë falje atij dhe demokratëve, në lidhje me deklaratën e bërë disa muaj më parë, ku i kërkonte anëtarësisë që mos ta votonte atë në krye. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se që kur Yuri Kim u tha demokratëve diçka të tillë, ajo i ka prishur marrëdhëniet me të dhe nuk takohet pa i kërkuar falje. Sipas tij, diplomatja amerikane duhet të respektojë votën në Partinë Demokratike. “Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen”, theksoi kryedemokrati.
Kim mesazh Berishës
Megjithatë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ua ka bërë të qartë javën që shkoi të gjithë atyre që mbështesin Sali Berishën e shpallur “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë se nuk duhet që të shkojnë pas pushtetit, por pas ligjshmërisë. Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në “TV Klan”, diplomatja Kim ka theksuar se asnjë zyrtar amerikan nuk do takojë Berishën, i cili është në listën e zezë, por do të njohin vetëm atë pjesë të Partisë Demokratike që është në Parlament. Edhe pse Berisha e quan veten kryetar të PD, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, theksoi se njeh deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut në detyrë i kësaj force politike. Po ashtu, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, deklaroi se SPAK ka goditur krimin në vendin tonë. Zonja Kim ka bërë një bilanc të aseteve të sekuestruara nga SPAK, duke thënë se është shumë herë më i lartë se ato asete që drejtësia shqiptare sekuestronte në 10 vite para se të ngrihej SPAK.
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Gara për Tiranën, regjistrohet edhe ish-deputetja e PD (EMRI)

Albin Kurti tregon datën se kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel

Rama 'kujtohet' pas 10 vitesh qeverisje: S’ka më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e punonjësve

Kodi Zgjedhor ndalon rritje pagash e pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve, Rama shkel rëndë ligjin elektoral. U jep pensionistëve 5 mijë lekë në prag 14 majit, premtime edhe për administratën

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë
