BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk donte që të liroheshin të burgosurit politikë në ’90, madje ka fakte dhe prova që e nxjerrin zbuluar se ai nuk e dëshironte këtë gjë, vendim ky që tregon qartë se asokohe ai mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës. Të paktën kështu mendon deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, theksoi se mbështet deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili këtë fundjavë akuzoi publikisht Berishën se në vitin 1990 s’donte të lironte të burgosurit politikë, pasi ata ishin llumi i shoqërisë. “Sali Berisha ka qenë anëtar i PPSH dhe s’ka dyshim që ai nuk e donte lirimin e të burgosurve politikë”, deklaroi deputeti Çela. Po ashtu, gazeta “SOT” kontaktoi edhe me zotin Muharrem Xhafa, i cili ka qenë ish-shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës. “ E dëgjova kryeministrin Edi Rama që deklaroi gjatë kësaj fundjave se: ‘Sali Berisha në 1990 s’donte të lironte të burgosurit politikë, pasi ata ishin llumi i shoqërisë’. Në dijeni time Sali Berisha ka qenë anëtar i Partisë se Punës, madje Sekretar Byroje i Partisë”, deklaroi Xhafa për gazetën “SOT”. Sakaq për këtë çështje, gazeta “SOT” bisedoi edhe me zotin Gjon Bruçi, anëtar i Sekretariatit të Komitet Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. “Saliu ka qene anëtar i PPSH dhe madje Sekretar i Byrosë se Partisë për Spitalet. Unë nuk e kam njohur as si emër, por e kam nga te tjerët. Për çështjen tjetër (për lirimin e të burgosurve) nuk kam dijeni se ai ka qene problemi, por duke qene "mashe" e Ramiz Alisë, ka mundësi qe ne ditët e para te këtë nguruar për lirimin e te burgosurve, ashtu siç nguronte dhe Ramizi. Ne nje nga mitingjet me studente ne vitin 1990, Saliu flet pozitivisht për Ramiz Alinë - shefin e tij. Me vone kur mori pushtetin (1992), iu desh ta ndërronte pllakën, sepse ne krah kishte ambasadorin Amerikan, Rajerson. Shkurt: Unë ne ate kohe nuk e kam njohur situatën, sepse nuk isha ne nomenklaturat e PP. Për te dy problemet, i sakte është Muharrem Xhafa, i cili ka qene ne qendër te problemeve”, deklaroi Bruçi për gazetën “SOT”.

Deklarata e Ramës

Ndërkohë kujtojmë se të shtunën që shkoi, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar të PodKastit “FLASIM”, të titulluar “Ancora Vivo”, këngëtarin Frederik Ndoci. Gjatë bisedës mes tyre, Rama e Ndoci kujtuan momentet kur të dy, atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990, e cila ishte lëvizja e parë masive për rrëzimin e sistemit komunist që mbante peng vendin për 46 vite. Rama po ashtu kujtoi se ai nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë, ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë. Por sipas Ramës, ishte ish-kryeministri Sali Berisha (atëherë pjesë e lëvizjes) që nuk pranonte, gjë që sipas tij, çoi edhe në ndarjen e tyre. “Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ‘Ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu’. Të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë: ‘Ikim se fëmija paska lindur i vdekur’”, pohoi Rama.

Berisha i përgjigjet kryeministrit

Nga ana tjetër, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreu të qeverisë Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka quajtur një “shpifje të radhës”, ndërsa theksoi se të burgosurit politik u liruan për shkak të protestave dhe u anëtarësuan në PD, si edhe u zgjodhën në strukturat e saj drejtuese. “Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e radhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqipërisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokratike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik. Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilët nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja. Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të dënojnë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste”, deklaroi Berisha këtë fundjavë që shkoi.

Më të lexuarat