BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

Sali Berisha befason me deklaratën: Unë do ta bëja ndryshe listën e PD, ndryshon shumë nga ajo e 2017 që...

Sali Berisha befason me deklaratën: Unë do ta bëja ndryshe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se nuk ka patur asnjë ndikim në hartimin e listave të PD.

Berisha pranoi se ai do ta kishte formuluar ndryshe atë.

“Unë nuk kam patur as në listën e 2017, as në listën e 2021, absolutisht asnjë influencë. Kjo është parimore për mua sepse kryetari i PD dhe kryeministri i ardhshëm, ka tagrin e plotë të zgjedhë ekipin e tij. Sali Beriasha nuk merr asnjë funksion përsipër. Kryetari i PD ka reflektuar dhe ka organizuar një procedurë për listat, të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit. Listat u përzgjodhën me një komision të caktuar, u votuan një anëtar, një votë, u rikthyen dhe lista prej 320 kandidaturash u finalizua nga komisioni i ngarkuar. Miratimin përfundimtar e dha kryetari dhe Kryesia e partisë. Unë e vlerësoj qartësisht pozitive listën, por jo unë, por edhe çdo njeri, do ta bënte të ndryshme listën. Lista që paraqiti Basha në këto zgjedhje është lista që ka patur impaktin më pozitiv tek Anëtarësia dhe strukturat e PD. Kjo listë ndryshon nga ajo e 2017 nga një proces kryekëput transparent që është zhvilluar ndonjëherë për listat. Kandidaturat janë shumë të mira dhe janë pëlqyer. Strukturat nuk patën kundërshti dhe e mirëpritën listën përfundimtare. Kandidatët tanë takohen me qytetarët dhe tregon se kanë një respekt dhe mirëbesim të qytetarëve”, tha Berisha për Vizion Plus.

Më të lexuarat