BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Sali Berisha dhe grupi i zjarrit të masakrës së “21 Janarit” do të fundosen nga drejtësia e re, të rrezikuar nga SPAK, Edi Rama, ministra dhe oligarkë, Endri Shabani paralajmëron zhvillime të forta, ja dosja që do i çojë pas hekurave

Sali Berisha dhe grupi i zjarrit të masakrës së “21

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka e ka ndalur theksin tek hetimi i disa dosjeve të bujshme që pritet të hetohen apo po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), sikundër janë masakra e “21 Janarit”, ku gjatë protestës së opozitës së kohë në vitin 2011, mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën qindra të tjerë, apo dosja e koncesionit të Portit të Vlorës, përgjimet e “SKY ECC – ENCRO”, në të cilën dyshohet se efektivë të lartë të policisë bashkëpunojnë me krimin, si dhe disa ngjarje të bujshme, në të cilët është përfshirë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Shabani shprehu bindjen se Sali Berisha dhe grupi i zjarrit të masakrës së “21 Janarit” do të fundosen nga drejtësia e re, ndërkohë që theksoi se në kuadër të hetimeve të SPAK për disa dosje “përvëluese” të rrezikuar nga janë edhe kryeministri Edi Rama, ministra dhe oligarkë pranë qeverisë. Madje ai theksoi se pret që përpara drejtësisë të shoh sa më parë trinomin “Berisha, Rama, Meta” që e ka marrë peng Shqipërinë. Ndër të tjera gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, politikani i njohur, Endri Shabani paralajmëron zhvillime të forta, teksa shtoi se Sali Berisha nuk e meriton mandatin e deputetit, pasi siç thotë ai, ish-kryeministri i e ka përdorur atë foltore vetëm për të promovuar një kulturë politike staliniste.

-Zoti Shabani, ju keni kallëzuar në SPAK koncesionin e Portit të Vlorës, duke kërkuar hetimin e dy ministrave. Nëse SPAK e heton siç duhet këtë dosje, a mund të fundosin edhe oligarkë?

Në dosjen që ne kemi dorëzuar në SPAK janë të përfshirë dy palë: përfaqësuesit e shtetit dhe përfaqësuesit e privatëve. Për mendimin tonë ky rast mund të përfaqësojë xhevahirin më të shndritshëm të simbiozës korruptive qeveri-oligarki. Nëse ju kujtohet në rastin e kallëzimit tonë të parë, atë të koncesionit të sterilizimit, ku pas hekurave përfunduan jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe biznesmenët e përfshirë. Prandaj besoj që edhe këtë herë llogari përpara prokurorisë duhet të japin jo vetëm ministrat, por edhe Edi Rama, që është kryetar i komitetit të investimeve strategjike, sikurse edhe biznesmenët që kanë përfituar nga pasuria publike, dhe Samir Mane nuk ka asnjë arsye përse të përjashtohet nga kjo listë, pasi është një nga përfituesit kryesorë, por jo i vetmi.

-Deri më tani SPAK nuk ka shkuar tek oligarkët. A mendoni se ka ardhur koha të arrestohen këtë njerëz të pushtetshëm që janë të lidhur ngushtë me politikën?

Nuk është e vërtetë që SPAK nuk ka shkuar tek oligarkët. Ka dosje që po hetohen nga SPAK, të cilat ne nuk i dimë, se nuk janë bërë publike, por ku besoj se janë përfshirë në mënyrë direkte oligarkët. Por për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, unë mendoj se ky vend nuk mund të zhvillohet nëse nuk ndalohet influenca që oligarkët kanë tek politikanët, të cilën diku e përdorin për të vjedhur pasurinë publike, diku për të krijuar një monopol në treg dhe diku për të shfrytëzuar një pasuri shtetërore.

-A ndihesh i frikësuar që po bën këto denoncime të forta që askush nuk i ka munduar e jo më t’i bëjë realitet?

Jo. Nuk ndihem i frikësuar. Jo se nuk ka rrezik, por mendoj se në çdo kohë, përfshi në kohën që jetojmë, dikush duhet të marrë guximin për të bërë betejat e rëndësishme. Dhe unë besoj se ne si Nisma Thurje po bëjmë pikërisht ato beteja, për të cilat vendi sot ka nevojë.

-Po goditjet që po bën SPAK ndaj mazhorancës a rrezikon që të provokojë më shumë arrestime? Mund të flisni me emra kush zyrtarët rrezikon burgun...

Unë nuk kam informacion të privilegjuar mbi punën e SPAK-ut, prandaj dhe nuk kam nga ta di se kush do arrestohet, por unë kam mendimin tim se kush meriton të arrestohet dhe unë pres që përpara drejtësisë të shoh sa më parë trinomin që e ka marrë këtë vend peng: Berisha, Rama, Meta.

-Sakaq duket sikur procesi i pastrimit të policisë nga të korruptuarit dhe inkriminuarit ka mbetur në letër. Sipas jush, a ka efektivë police që kanë rënë në përgjimet e “SKY”?

Mendoj që po. Dhe ky është fenomeni më i rrezikshëm për këtë shoqëri. Se kush do të na mbrojë në momentin që policia bashkëpunon me kriminelët? Ku mund të kërkojë qytetari mbrojtje, kur polici është vetë bandit?!

-Po dosjet që po heton SPAK sa i takon ish-presidentit Ilir Meta, a mund t’i hapin telashe këtij të fundit?

Unë shpresoj që Ilir Meta të përgjigjet sa më parë për ato që i ka marrë Shqipërisë dhe atë që i ka bërë shqiptarëve.

-Berisha rrezikon djegien e mandatit të deputetit, pasi Apeli i GJKKO nuk lejon që të marrë pjesë në Kuvend. Keni një koment dhe çfarë pritet të ndodhë me dosjen “Partizani”?

Njerëz si Sali Berisha nuk e meritojnë mandatin e deputetit. Ai e ka përdorur atë foltore vetëm për të promovuar një kulturë politike staliniste, ku sulmet janë personale, ku flitet për familjarët dhe jo për çështjet politike, ku gjuha e dhunës mbizotëron, dhe ku më shumë bëhet zhurmë dhe hidhen shashka se sa jepen zgjidhje apo propozime për zhvillimin e vendit. Megjithatë unë do kisha dashur që ai ta kishte humbur atë vend përmes votave, dhe jo përmes një vendimi gjyqësor. Por kush rron nga shpata, do të vdesë nga shpata!

-Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 janari” do të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Basha, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard në vitin 2011. Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë. Besoni se kjo masakër do të zbardhet?

Megjithëse është shumë e vonuar, besoj se kjo çështje më në fund do të hetohet dhe familjarët e viktimave, por edhe populli shqiptar, do ta shohë dritën e drejtësisë për një nga krimet më të shëmtuara që nga koha kur prindërit e mi u ngritën për të rrëzuar diktaturën komuniste. Jam optimist se më në fund ata që vranë dhe ata që dhanë urdhër për të vrarë, do të përgjigjen edhe përpara drejtësisë, jo vetëm përpara historisë.

Intervistoi: Rigels Seliman

 

 

 

 

Më të lexuarat