BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin drejtorët në disa qarqe të rëndësishme të vendit, zbardhen emrat

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin
x
BREAKING NEWS

Nisin ndryshimet/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Durrësit (Emri)

Nisin ndryshimet/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së
x

Politike

Sali Berisha dhe Ilir Meta paralajmërojnë trazira në shtator dhe kërcënojnë Edi Ramën se do e fshijnë nga qeverisja

Sali Berisha dhe Ilir Meta paralajmërojnë trazira në shtator dhe

Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë paralajmëruar protesta në vjeshtë. Ata kanë deklaruar se do të organizojnë protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë. Partia e Lirisë dhe Rithemelimi vijon denoncimet sa i përket aferës së inceneratorëve. Dy politikanët që janë bërë bashkë së fundmi kanë deklaruar se zbardhja e aferave në vend, si ajo e inceneratorëve do të sjellë tronditje të mëdha për kryeministrin Rama. Gjatë këtyre ditëve, “Foltorja” dhe Partia e Lirisë kanë vazhduar sulmet në sinkronë për inceneratorët. Opozita ka paralajmëruar se fundi i kryeministrit është afër dhe se protestat do t’i vazhdojnë derisa ta zhdukin nga qeverisja Ramën. Ndërkohë dje,  Jamarbër Malltezi i “Foltores” i ka drejtuar 5 pyetje publike SPAK-ut sa i takon çështjes së inceneratorëve. Në një dalje për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë Rama, ndërsa pyet për emrat e pronarëve të vërtetë të kompanisë së inceneratorëve. Ai  tha se u krijuan guaska gjyshe, nënë dhe bija, me zero staf për të vjedhur 430 mln euro.  “Të katër kompanitë: Integrated Energy, Geogenix, Almares Management, Residence Corporate Services. Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Toëer – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë. Buxheti i secilës  sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares. Punonjësit e secilës kompani: Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës”, tha ai. Sipas Malltezit, SPAK ka mbyllur gojën. Ai tha se firmat e kundra ligjshme për inceneratorët janë thika në shpinë të qytetarëve. “Nga kjo foltore, si çdo ditë prej dy javësh, drejtuam 5 pyetje të radhës për inceneratorët. Janë “pyetje të radhës” por nga intensiteti i vjedhjes qeveritare, nuk janë aspak “pyetje sa për të kaluar radhën”. Janë pyetje thelbësore të cilat të tilla duhet t’i kenë edhe përgjigjet. SPAK e ka mbyllur gojën”, tha ai.

Partia e Lirisë denoncime të reja për inceneratorin e Fierit

Ndërkohë, edhe Partia e Lirisë ka bërë të tjera denoncime sa i përket asaj që quajnë afera e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili ka artikuluar akuza të reja sa i përket inceneratorit të Fierit. Sipas tij, kompanitë e përfshira te inceneratorët kanë marrë 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i, edhe pse numri i tyre ka qenë i kufizuar.  Vasili thekson se në krye të kësaj skeme mashtrimi është kryeministri Edi Rama.“Skandali që pjesë e këtij mashtrimi publik bëhet vetë kryeministrit. Njofton koncensionari; hajde merreni në dorëzim në mars, dhe para zgjedhjeve në prill, këtu bëhen prova se si mund të vihet në funksionim inceneratori, që nuk kishte mbaruar, Ai shkoi për shoë, për t’i dhënë zemër hajdutëve. E keni shumë të qartë të nderuar qytetarë se këta vijojnë dhe marrin kredi pa fund dhe peng vendosin kontratën e shtetit. Këta vijnë me duar në xhepa, kanë bërë pazarin me qeverinë dhe qeveria i jep miliona, 40 e ca milionë dollarë. Nuk mjafton kjo por edhe ajo garancia sovrane që i garanton shteti milionat. Duhet të ishte dorëzuar projekti deri në vitin 2019 por jemi në 2022 dhe s’kemi asgjë”, tha Vasili.

Më të lexuarat