
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Sali Berisha dhe Ilir Metaj në ankthin e burgut, ja dosjet e bujshme që SPAK ka kundër tyre, presioni i SHBA rrezikon pozitat e kreut të “Foltores” dhe ish-presidentit

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 26 Nëntor 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se janë nën ankthin e burgut. Pas presioneve të ndërkombëtarëve për të vënë para drejtësisë ata që janë të korruptuar, duket se SPAK ka nisur nga puna. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja është pyetur dje gjatë një intervistë televizive, nëse ish-kryeministri Sali Berisha, do të merret në pyetje për çështjen e ish-kompleksit Partizani dhe Gërdecit, teksa u shpreh se, çfarë do të bëhet me Berishën, është diçka që u takon prokurorëve të çështjes. Ndër të tjera, ai shtoi se të dyja çështjet janë ende nën hetim, duke dërguar kështu një mesazh të fortë se po troket e pandëshkueshmërisë. “Çështja është nën hetim, e kam deklaruar dhe në disa raste të tjera. Janë duke u kryer të gjitha veprimet që duhen kryer për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Në fund, padiskutim që do të analizohen provat dhe kushdo që do të ketë përgjegjësi, do përgjigjet. Çështja e Gërdecit është një çështje e vjetër, e cila është hetuar, gjykuar, ka një vendim përfundimtar nga Gjykata e Tiranës, kaluar edhe në Apel. Ndërkohë, pjesa që i takon zotit Mediu ishte mbetur pezull në Gjykatën e Lartë, për arsye të imunitetit. Është bërë një betejë e gjatë ligjore midis SPAK dhe avokatëve, nëse duhej rihapur apo jo kjo çështje. Ka shkuar rasti deri në Gjykatën Kushtetuese dhe ka thënë po, duhet të vazhdojnë hetimet. Çështja është nën hetim. Se çfarë do bëhet, është çështje që i dinë prokurorët e çështjes”, deklaroi ai. Ndër të tjera, kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti.“Po janë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër janë nën hetim. Ne po hetojmë faktet, se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit”, u shpreh Kraja.
Kraja i prerë: S’kam marrë asnjë udhëzim nga ndërkombëtarët për çështjet
Më tej kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi se në asnjë moment nuk kanë marrë ndonjë udhëzim nga ndërkombëtarët për ndonjë çështje të caktuar. Ai nënvizoi se prokurorët janë të pavarur në vendimmarrje për çështjet që kanë nën hetim.“Ne nuk marrin udhëzime nga asnjë dhe nuk kemi pasur asnjë udhëzim nga ndërkombëtarët. Ne bashkëpunojmë me ndërkombëtarët me strukturat homologe tona, por jo udhëzime. Ne bashkëpunojmë me ndërkombëtarët me të cilat shkëmbejmë informacione dhe prova. Prokurorët janë të pavarur në vendimmarrje e parashikon kushtetuta dhe ligji. As drejtuesi nuk ndërhyn në punën e tyre”, tha ai.
Kreu i SPAK flet për dënimin e ish-zv/ministres Rovena Voda
Ndërkohë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja deklaroi se ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda u akuzua dhe dënua nga gjykata për korrupsion. Kraja u shpreh se favoret që ka përfituar Voda personalisht si zv/ministre, janë vendimmarrje e saj dhe jo e organit të akuzës.“E para, nuk është kjo e vërteta për të cilën ajo është akuzuar dhe është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës. Ajo është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastaj problematika se çfarë ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme zonja Voda apo dikush tjetër, është një vendimmarrje e saj dhe jo e jona. Ne jemi organ i zbatimit të ligjit që kur konstatojmë vepër penale, jemi të detyruar patjetër që të ushtrojmë ndjekjen penale”, nënvizoi Kraja.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
