BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Politike

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë sërish, ja pse kreu i “Foltores” nuk do futet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PL dhe dera e hapur e pazarit për “non gratin” e lirinë e Shkëlzenit

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë

Ish-kryeministri Sali Berisha është vendosur me “shpatulla pas muri”. Mundësitë e tij për të “mbijetuar” varen nga Ilir Meta dhe Lulzim Basha. Zgjedhjet e 14 majit po afrojnë dhe Gjykata e Apelit të Tiranës akoma nuk ka vendosur se kujt i takon legjitimiteti i PD, pra vula dhe logoja e partisë. Mirëpo, pavarësisht kësaj në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar i Partisë Demokratike.

Berisha “divorcohet” nga Meta

Pra, një nga mundësitë e tij që të hyjë në zgjedhje është Meta. Por kreu i “Foltores” është i vendosur që të divorcohet nga Meta, pasi nëse ndjek rrugën e '6 marsit', duke kandiduar me logon e Partisë së Lirisë, ai del përfundimisht jashtë loje. Prerë dhe qartë, Berisha premtoi se “Foltorja” nuk do të garojë nën hijen e asnjë logoje tjetër, pasi një gjë e tillë sipas tij, nënkupton zhdukjen e PD si forcë politike. Përmes kësaj deklarate të fortë, ish-kryeministri Berisha paralajmëroi divorcin nga aleati i tij, kryetari i PL, Ilir Meta. Berisha e ka “nuhatur” planin e Ilir Metës, i cili synon që në finale të marrë frenat e opozitës, duke qenë se Sali Berisha dhe Foltorja, janë pa sigël, pa seli dhe pa vulë, e natyrshëm do të varen nga ai dhe Partia e Lirisë.Edhe pse në publik dyshja Meta-Berisha shfaqen si miq dhe bashkëpunëtorë, historia dhe akuzat e tyre me njëri-tjetrin kanë treguar se ata kanë gjithmonë “një as nën mëngë”. Kreu i “Foltores” e shikon Metën si “Hamza Kastrioti”  që do e tradhtojë sërish. Ish-kryeministri Berisha e ka kuptuar që Ilir Metës nuk mund t’i zihet besë, por gjithashtu ai sheh edhe demokratët të cilët janë kategorikisht kundër një koalicioni me PL. Pra kemi një krisje të qartë të marrëdhënieve mes Berishës e Metës.

Ish-kryeministri pazare me Bashën dhe SHBA

Pas divorcit me Metën, Sali Berisha pritet të kthejë sytë nga Lulzim Basha dhe SHBA. Arsyeja kryesore është se do të jetë Basha në letra ai që do të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhjet e 14 majit. Duke qenë se nuk është hapur procesi për kryetarin e ri, Basha vijon të figurojë zyrtarisht në letra si drejtues i partisë. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri nuk është reflektuar pasi ai është apeluar nga Enkelejd Alibeaj. Pra ai është nul. Kështu që të gjitha vendimet e marra nga Berisha, Kuvendet e thirrura prej tij apo edhe Këshilli Kombëtar janë ilegjitime, kjo edhe për faktin se vendimi Zhukrit nuk ka dhënë asnjë efekt ligjor dhe nuk është i formës se prerë. Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ.  Në këto kushte, Sali Berisha të vetmen rrugë ka që të kërkojë pazare me Bashën dhe SHBA. Pazaret e Berishës me Bashën për tërheqjen nga zgjedhjet e 14 majit duke e “çliruar” Partinë Demokratike nga uzurpimi mund të përfundojnë në këmbim të heqjes së “non gratës”, por edhe të mbylljeve të dosjeve nga SHBA. Gazeta “SOT” ka mësuar në prapaskenë se Sali Berisha po punon fort për të zhdukur emrin e tij nga “lista e zezë”. Kjo do të ishte mundësia më e mirë e tij për të hyrë në bisedime me amerikanë. Por më kryesorja është shpëtimi nga burgu i djalit të tij Shkëlzen Berisha. Amerikanët i kanë të gjitha provat dhe dosjet e hapura së fundmi, si Kompleksi Partizani, 21 janari, apo Gërdeci ku është e implikuar familja Berisha mund “të mbyllen” në qetësi me kushtin e fortë që kryefoltoristi  të tërhiqet dhe t’i lërë rrugën e lirë Bashës dhe Partisë Demokratike. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vijim.

Më të lexuarat