BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Politike

Sali Berisha i dha postin e rëndësishëm, Klevis Balliu flet për “furtunën” e ndryshimeve: “Lëvizjet” e strukturave dhe protesta

Sali Berisha i dha postin e rëndësishëm, Klevis Balliu flet

Një përgjegjësi të madhe e ka konsideruar ish-deputeti Klevis Balliu emërimin Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Në një intervistë për gazetaren e Express për Shqipërinë Beklie Koltraka, Balliu u shpreh se organizimi është zgjeruar për të arritur objektivin që ka PD kundër qeverisë.

“Është një përgjegjësi e madhe. Kemi një ekip që ka vite që merret me organizimin e partisë dhe besoj se do ia dalim në mënyrë të shkëlqyer. Është përgjegjësi e madhe dhe nder i madh që të jesh në një pozicion të tillë në një parti e cila është mbrojtëse e interesave kombëtare të shtetit tonë”.

Emërimi i tij në këtë post vetëm disa ditë para protestës së 7 korrikut nuk është i rastësishëm duke qenë se Balliu njihet për angazhimin në lëvizje të tilla. Ish-deputeti ka zbuluar për Express disa detaje për protestën e PD.

“Partia Demokratike është në aksion politik në këtë moment ku përfshihen dhe protestat dhe organizimi është një segment i rëndësishëm i Partisë Demokratike aq më tepër gjatë kohës që ne jemi në aksion, në protesta dhe në shumë qëndrime e aksione të tjera politike dhe për këtë arsye organizimi është zgjeruar dhe jam i bindur që do të kryejë të gjithë detyrat e veta”.

“Organizimi është goxha i madh, nuk jam vetëm unë. Aty jemi një grup bashkëpunëtorësh dhe gjithësecili do të ketë detyrat e veta në pjesën e organizimit të strukturave të partisë dhe të protestës dhe të aksionit opozitar”, deklaroi ish-deputeti për Express.

Balliu ishte një nga deputetët i cili e shndërroi në kauzë protestën e banorëve të “Astirit” mirëpo pavarësisht impenjimit të tij, ish kreu i PD Lulzim Basha e la jashtë listës për deputet. Tashmë që ëshë rikthyer a do të bëjë Balliu ndryshime në strukturën organizative të PD? Përgjigjia e tij lë të kuptojmë që edhe mund të ndodhë.

“Mendoj se sektori i organizimit do të mblidhet dhe do të shohë sipas nevojës që do të ketë PD”, u shpreh Balliu për gazetën Express.

Një përgjigje ish-deputeti ka dhe për ata që e kanë konsideruar postin “shpërblim” pas mbështetjes që i ka dhënë ish-kryeministrit Berisha gjatë Foltores.

“Unë e shikoj si përgjegjësi por respektoj mendimin e gjithkujt. Çdo njeri ka të drejtën e vetë të mendimit. Është një punë që e vlerësoj shumë sepse e di sa i rëndësishëm është ai sektor duke qenë se kam qenë i angazhuar në protesta të ndryshme, si protesta e Unazës, Bregut të Lumit etj”.

Intervista e Klevis Balliut për Express

Zoti Balliu jeni emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike duke u bërë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD. Si e pritët emërimin në këtë post?

Balliu: Është një përgjegjësi e madhe. Kemi një ekip që ka vite që merret me organizimin e partisë dhe besoj se do ia dalim në mënyrë të shkëlqyer. Është përgjegjësi e madhe dhe nder i madh që të jesh në një pozicion të tillë në një parti e cila është mbrojtëse e interesave kombëtare të shtetit tonë.

E keni marrë detyrën pak ditë para protestës së 7 korrikut, pse tani? Përmendim këtu dhe faktin që ju jeni i njohur për angazhime në protesta

Balliu: Partia Demokratike është në aksion politik në këtë moment ku përfshihen dhe protestat dhe organizimi është një segment i rëndësishëm i Partisë Demokratike aq më tepër gjatë kohës që ne jemi në aksion, në protesta dhe në shumë qëndrime e aksione të tjera politike dhe për këtë arsye organizimi është zgjeruar dhe jam i bindur që do të kryejë të gjithë detyrat e veta.

Pra ju do merreni dhe me organizimin e strukturave për protestën 7 korrikut?

Balliu: Organizimi është goxha i madh, nuk jam vetëm unë. Aty jemi një grup bashkëpunëtorësh dhe gjithësecili do të ketë detyrat e veta në pjesën e organizimit të strukturave të partisë dhe të protestës dhe të aksionit opozitar.

Cilat janë pritshmëritë për protestën?

Balliu: Kjo është një protestë kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës për rrëzimin e qeverisë për shkak se sot Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës, për shkak se sot në parlamentin shqiptar ndodhen përfaqësues jo të popullit por të organizatave kriminale tq cilat drejtojnë qytete të ndryshme në Shqipëri. Është protestë që ka për qëllim dhe mision jo vetëm informimin mbledhjen dhe fjalimet pork a për mision mbi të gjitha përballjen me Edi Ramën duke I treguar atij se qytetarët mblidhen nga çdo vend për tu përballur me të dhe për ti kërkuar largimin nga qeveria.

Çfarë do ndryshojë në organizmin e strukturave të PD me marrjen e detyrës nga ana juaj?

Balliu: Mendoj se sektori i organizimit do të mblidhet dhe do të shohë sipas nevojës që do të ketë PD.

Shumë e kanë konsideruar postin si një shpërblim pasi keni qenë një nga mbështetësit e zotit Berisha gjatë Foltores. Ju e shikoni si shpërblim apo më shumë si një vlerësim e përgjegjësi që iu është besuar?

Balliu: Unë e shikoj si përgjegjësi por respektoj mendimin e gjithkujt. Çdo njeri ka të drejtën e vetë të mendimit. Është një punë që e vlerësoj shumë sepse e di sa i rëndësishëm është ai sektor duke qenë se kam qenë i angazhuar në protesta të ndryshme, si protesta e unazës, bregut të lumit etj.

A keni pasur një komunikim me zotin Berisha për marrjen e postit?

Balliu: Ka qenë një emërim në bazë të një pune të vazhdueshme një emërim që ka ardhur sipas punës së vazhdueshme. Më shumë është një përgjegjësi dhe unë do të bëj gjithçka për të ushtruar me seriozitetin e duhur për të përmbushur misionin e PD në çlirimin e vendit nga Edi Rama.

 

Më të lexuarat