Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sali Berisha kërcënon: Të hapen kutitë, përndryshe do destabilizoj Shqipërinë

Sali Berisha kërcënon: Të hapen kutitë, përndryshe do destabilizoj Shqipërinë

Postuar: 07/08/2013 - 10:09

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka kërcënuar edhe një herë me destabilizimin e vendit, duke ushtruar presion mbi kryeministrin e ri, Edi Rama, të cilit i kërkon që ta amnistojë për të gjitha krimet njerëzore dhe ekonomike. Menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Berisha ka kërkuar hapjen e kutive në të gjithë Shqipërinë, me pretendimin se i janë vjedhur zgjedhjet. Në të kundër, Berisha paralajmëroi destabilizimin e vendit dhe futjen e demokracisë në një spirale të rrezikshme. Me anë të një deklarate për shtyp, Berisha tha se ishte i vendosur për transparencën e zgjedhjeve. Me sa duket, Berisha nuk ka marrë ende asnjë sinjal nga Edi Rama për ta falur pas dorëzimit të pushtetit.

“Partia Demokratike është e vendosur për transparencën e shkeljeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve të këtyre shkeljeve. Pa këtë proces demokracia dhe shteti ligjor do të futen në një spirale të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për fatet e vendit dhe të çdo qytetari Shqiptar”, thuhet në deklaratë. Kryeministri në detyrë, i cili kohët e fundit ka zgjedhur një manekin për ta komanduar në krye të PD, ka sulmuar edhe Kolegjin Zgjedhor. “Që nga fillimi, PS i shpalli luftë KQZ, organit më të lartë për organizimin e zgjedhjeve dhe këtë e bëri në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe antikushtetuese.  Qëllimi i PS ishte i  thjeshtë, të shndërronte në organ të vetëm për zgjedhjet Kolegjin Zgjedhor, të cilin siç edhe u dëshmua e kontrollonte lehtësisht. Për fat të keq, Kolegji kapitulloi para presioneve çka u dëshmua publikisht përmes njëanësisë së tij, duke pranuar çdo kërkesë të bërë nga PS dhe LSI. Kolegji vendosi hapur dy standarde në gjykim, duke anuluar “de facto” kapituj të tërë të Kodit Zgjedhor me vendimet e tij dhe duke shkelur Kushtetutën, me vendimin për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. 

Berisha tha se në Lezhë, PS tentoi t’i vidhte një mandat PD, që të arrinte shumicën e cilësuar me 84 vota, njësoj siç bëri me Dushkun, në 2001. “Në Shkodër u zbuluan qindra vota të vjedhura nga koalicioni PS-LSI. Një transparencë e plotë, e bazuar në provat që disponohen, do tregonte qartë mënyrën se si Partia Socialiste tjetërsoi votën e qytetarëve, pas angazhimit për fitore me çdo mjet, përfshirë përdorimin e  parave të pista dhe angazhimin e kontingjenteve kriminalë.  Lezha i vuri damkën e turpit fitores së Partisë Socialiste, ashtu sikurse Dushku në 2001! Me vendimin e sotëm formal të votuar nga katër anëtarë, KQZ përmbylli një proces zgjedhor i cili shënoi arritje, në lidhje me standardet e organizimit, dëshmoi vullnetin pozitiv të mazhorancës për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, përkundrejt minimit që PS i bëri procesit, duke tërhequr anëtarët nga KQZ. Vendimi i sotëm dhe vullneti i dëshmuar i PD dhe aleatëve të saj, për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor nuk mund ta shlyejë vulën e turpit, me vjedhjen e votave që u provua në sytë e publikut dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë”, theksoi ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në