BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sali Berisha kërcënon gjykatën se nuk do njohë vendimin për Statutin e PD, akuzon Alibeajn se po bën pazare me Ramën

Sali Berisha kërcënon gjykatën se nuk do njohë vendimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dje se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Apelit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Sali Berisha mbërriti rreth orës 10:30 ditën e djeshme në selinë blu për të votuar për kreun e ri të Partisë Demokratike. Pas votimit në një prononcim për mediat, ai theksoi se shihet drita e shpresës për të ardhmen, ndërsa i patrembur nga vendimi i gjykatës së Apelit që do të përcaktojë fatin e Partisë Demokratike, tha se nuk ka asgjë që e ndal këtë mision historik.“Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, deklaroi Berisha. Ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha vijoi më tej duke u bërë thirrje anëtarëve të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të Partisë Demokratike. Ai theksoi, se ky është një proces historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për mbarë Shqipërinë dhe shqiptarët.“Së pari përshëndes demokratet dhe demokratët, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan. Theksova se ky është një proces historik jo vetëm për PD-në, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre. Pra, sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, deklaroi Berisha.

Berisha: Procesi për presidentin është mafioz

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz antikushtetues ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Sipas tij, procesi për zgjedhjen e presidentit është mafioz dhe antikushtetues sepse sipas tij, është një proces i cili bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve.“Ky është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz antikushtetues ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitë. Pra sot në këtë proces mbarë shqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, tha Berisha. Ndërkohë, kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati tjetër në garë për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit. Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike nisi ditën e djeshme në orën 08:00, dhe u mbyll në orën 20:00, ndërsa u zhvillua gjithsej në 108 qendra votimi.

Më të lexuarat