BREAKING NEWS

Zbardhen detajet nga marrëveshja Kosovë-Serbi, përplasje të forta në të dyja vendet, jepet alarmi në Beograd: Vuçiç i hapi rrugë planit për të krijuar “Shqipërinë e madhe”

Zbardhen detajet nga marrëveshja Kosovë-Serbi, përplasje të
x
BREAKING NEWS

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë ndodhi sot në Gjykatë me Saimir Tahirin

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO,
x
BREAKING NEWS

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/
x
BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x

Politike

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri

Sali Berisha kërkon të kthejë ’97, ja 4 dosjet që do

Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, politikani që i ka vënë flakën vendit sa herë ka patur hallin e vet ka qenë dhe mbetet ish-kryeministri Sali Berisha. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për t’i ikur drejtësisë sot duke kërkuar një 97’ të dytë pasi po e ndjen rrezikun e burgut. Deri më tani, Berisha ka qenë i paprekshëm pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur. Por situata ka ndryshuar dhe presioni amerikan ndaj drejtësisë së re në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Burime të gazetës  “SOT” bëjnë me dije se në vijim pritet të shpërthejnë 4 dosje që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri, ku mbi to shfaqet emri i Sali Berishës. Hetimet e thelluara për “Gërdecin”, “21 Janarin”, “Kompleksin Partizani” dhe  “Floririn e Krrabës” prite të tronditin politikën shqiptare pasi do të shkaktojnë valë arrestimesh në nivele shumë të larta.

“Gërdeci”

Le t’i marrim me radhë. Tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarët dhe u plagosën qindra të tjetër, e njohur tashmë anekënd Evropës dhe i identifikuar me emrin e Sali Berishës, është një nga ato ngjarje që përfshin drejtpërdrejt familjarë të Sali Berishës, ndërsa punishtja e vdekjes ishte ngritur me lejen e këtij të fundit për të bërë para familja. I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, drejtonte nga distanca biznesin e vdekjes në Gërdec. Thirrja e Shkëlzen Berishës ditën e djeshme nga SPAK pritet të hapë “Kutinë e Pandorës”. Emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koincidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve. Gjithashtu, pas shumë kohësh, Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë në pyetje pak javë më parë nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime pak ditë më parë mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.

Nën shënjestër “peshqit e mëdhenj”

Pra hetimi nga drejtësia e re e mbështetur fuqishëm nga amerikanët po shkon tek familja kryeministrore që ka lidhje me këtë krim të rëndë ekonomik e njerëzor. Berisha, që në emër të qeverisë pranoi dhe firmosi hapjen e fabrikës së demontimit, por as djali i tij, i cili tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht e privatisht nga dëshmitë e shumë bashkëpunëtorëve të tij në këtë biznes si kontrollues dhe përfitues kryesor prej këtij biznesi vrasës, nuk ishin thirrur deri më tani të ulen në tavolinën e drejtësisë, as për t'u pyetur. Por ky zhvillim pritet të sjellë zhvillime të forta, pasi thirrja e Shkëlzen Berishës është një sinjal i fortë se SPAK me presionin amerikan nga mbrapa do t’i shkojë deri në fund hetimit.

“21 janari”

Një dosje tjetër që pritet të tronditë Sali Berishën dhe zyrtarë të tjerë të lartë është dhe “21 Janari”. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet  për përgjimet e publikuar ditët e fundit mbi vrasjet e 21 janarit 2011. Kanë kaluar 12 vite kur u vranë 4 persona në mes të bulevardit dhe ende kërkohet drejtësi. Mirëpo në këtë përvjetor pati një zhvillim të fortë, pasi gazetari Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim mbi bisedat që kanë zhvilluar gardistët. Kreu i Gardës Ndrea Prendi dëgjohet kur jep urdhër për të vrarë dhe Prokuroria e Tiranës ka njoftuar pak më parë se ka nisur verifikimet mbi këtë audio-përgjim. Vetë prokuroria është duke hetuar vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe audio-përgjimi shihet si një provë e re që mund të rihapë në themel hetimet. Nëse ndodh kjo, atëherë fundoset Sali Berisha dhe të gjithë ata që vranë 4 të pafajshëm në 21 Janar.

Afera e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”

Nga ana tjetër afera e grabitjes së terreneve të ish-klubit “Partizani” duket se po shkon drejt fundit të hetimeve. Së fundmi kanë dhënë  shpjegime para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ish-ministrat e qeverisë “Berisha 2”, por edhe personazhe të tjerë kyçë. Kjo dosje pritet të tronditë zyrtarë të nivelit të lartë. SPAK së fundmi ka hetuar thellimet dhe ka thirrur Afrim Tolen. Ky i fundit ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit, për Privatizimin e Objektit “Klubi Shumë-sportësh “Partizani. Tole nuk është i vetmi që është marrë në pyetje. Mësohet se të tjerë personazhe “VIP” do të thirren të dëshmojnë. Gazeta ka mësuar se në ditët në vijim Berisha dhe Malltezi pritet që  të thirren për të dëshmuar në SPAK, lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Kujtojmë se disa ditë më parë për të njëjtën çështje është marrë në pyetje dhe ish-drejtori i klubit Partizani, Isa Tare. Po ashtu para disa javësh, SPAK thirri dhe ish-ministrin i Energjetikës në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli. Ka dëshmuar dhe ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani. Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK. Edhe Fatmir Mediu është pyetur. Pra dosja po “qepet” mirë dhe nga SPAK po përgatiten arrestime.

Vjedhja e floririt të Krrabës”

Një tjetër zhvillim tronditës për Berishën. Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë ka urdhëruar para pak ditësh SPAK që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e floririt në Krrabë dhe të nisë hetimin pasuror të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Janë të shumtë ata që mbrohen duke thënë se nuk kanë kryer asnjë aferë apo se nuk ka prova për emra të caktuar. Por ka një element që mund t’i fundosë të gjithë dhe ajo është pasuria. Pra kemi 4 dosje në duart e drejtësisë shqiptare që nëse hetohen siç duhet, do të lëkundin pozitat e ish-kryeministrit.

Më të lexuarat