BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Sali Berisha luftë imperializmit amerikan, paralajmëron ambasadoren se nuk do të tërhiqet nga Parlamenti

Sali Berisha luftë imperializmit amerikan, paralajmëron ambasadoren se

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar dje ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, duke ia bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të largohet nga politika aktive. Ndërsa ishte duke folur para gazetarëve, ambasadorja Kim i kërkoi hapur Bashës që të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Por ky ultimatum i diplomates amerikane nuk është kapërdirë dot nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka shpërthyer në akuza të forta ndaj zonjës Kim. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Berisha i kujtoi ambasadores së SHBA se nuk ka ndërmend të largohet nga politika dhe se asnjë trillim, siç e cilëson ai shpalljen “non grata” nuk e largon nga Parlamenti. “Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me një deklarate fyese për çdo demokrat dhe shqiptar, duke iu përmendur barin, në dhunim flagrant të misionit të saj, i kërkoi kryetarit të PD që Sali Berisha të mos futet në Parlamentin e ardhshëm. Lidhur me këto deklaroj sa vijon: Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptarë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, shkruan ai. Ndërkohë në mbrëmje ai foli në një televizion ku e bëri të qartë se nuk largohet. “Unë jam një deputet që do të shkoj të ulem krenarisht në vendin tim. Me një motivim më të madh se herë tjetër. Se cili është vendimi që do të marrin ambasadorët, është punë e tyre”, u shpreh Berisha.

Ke fyer PD dhe shqiptarët duke përmendur barin

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha i konsideroi si fyerje deklaratat e ambasadores Yuri Kim, që Partia Demokratike s’mund të “hajë bar” për hir të një deputeti, referuar ish-liderit demokrat. Sipas zotit Berisha, ambasadorja Kim ka fyer PD dhe shqiptarët duke përmendur barin. Madje, ish-kryeministri shkoi deri atje sa theksoi se sulmi i ambasadores Kim në adresë të tij, ka ardhur pas denoncimit që ai bëri për një marrëveshje që Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri me gruan e ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi. “Unë dua t’i rikujtoj Zonjës ambasadore se ke gabuar rëndë me barin që iu përmende demokratëve. Në këtë kontekst shprehja juaj se PD nuk mund të hajë bar, është një fyerje për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, të cilët citate të ngjashme i kanë dëgjuar vetëm në diktaturë apo nga racistë albanofobë. Së fundi, nuk e di nëse takimi i sotëm i Znj. ambasadore Kim ka ndonjë nxitje nga denoncimi im i marrëveshjes së dyshimtë që u njoftua se u arrit në prani dhe me nxitjen tuaj midis kryetares së KLGJ, Llagami dhe Instituti East Ëest që sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico”, u shpreh ai.

Berisha: Vendimi i DASH, bazuar në lajme të rreme

Por nuk ndalet me kaq, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u përpoq edhe njëherë të konsideronte vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj tij dhe familjes së tij, si arbitrare. Sipas tij, DASH nuk ka prova ndaj tij, por është bazuar në lajme të OJQ-ve dhe mediave të sponsorizuara nga Rama dhe Soros. “Deri sot Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka të bazuar në raporte të NGO lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion të qeverisë shqiptarë”, nënvizoi Berisha.

Më të lexuarat