Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sali Berisha paralajmëron revolta për mbylljen e universiteteve private: Qeveria ofensivë në arsim, zgjodhi gushtin për të mos u ndëshkuar

Sali Berisha paralajmëron revolta për mbylljen e universiteteve private: Qeveria ofensivë në arsim, zgjodhi gushtin për të mos u ndëshkuar

Postuar: 09/08/2014 - 10:29

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar studentëve të hidhen në protesta dhe revolta kundër reformës së qeverisë në arsim. Berisha deklaroi se nisma e qeverisë për mbylljen e universiteteve private, është aksion i lidhur me interesa tërësisht korruptive she se u zgjodh pikërisht muaji gusht për ta bërë këtë, si muaj pushimesh. Në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ish-kryeministri tha se muaji gusht, i konsideruar si muaji i pandëshkueshmërisë, shënoi muajin e ofensivave e sulmeve të babëzisë dhe injorancës së qeverisë ndaj arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas Berishës, kryeministri Rama u mbylli dyert e universiteteve publike 1/3 së maturantëve. “Ky fillim gushti shënoi një ofensivë, një sulm të paimagjinueshëm, të babëzisë dhe injorancës së bashku, ndaj sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri. U zgjodh fillimi i gushtit si periudha në të cilën pabesia qeveritare mund të kalojë pa ndëshkuar. Por këto janë llogari të gabuara. Edi Rama, një njeri me arsim gjysmak, që nga klasa e parë deri tek e fundit nuk ka marrë dot një koncept tjetër të saktë përveç bojërave, për shkak të arkeotipit të tij psikik. Me një të rënë të lapsit vendosi të mbyllë dyert e universiteteve publike, për 1/3 e maturantëve të Shqipërisë, të ulë përqindjen e hyrjeve, pranimin në universitet të maturantëve nga 72% në 43%”, deklaroi Berisha. 
 
Trefishimi i numrit të studentëve
 
Deputeti demokrat, tha më tej se, në tre dekadat e fundit në botë është trefishuar numri i studentëve dhe kjo tha ai për tre arsye themelore. Sipas tij, universitetet nuk kanë qenë kurrë mollë e ndaluar për të pasurit, por për të varfrit. “Së pari, universitet nuk kanë qenë kurrë për të pasurit një ‘mollë e ndaluar’, ato në shekuj kanë qenë një mollë e ndaluar për të varfërit. Hapja e dyerve të universiteteve ishte një hap madhor social ndaj atyre që universitet i kishin patur ‘mollë të ndaluara’. Së dyti, zhvillimet e furishme të revolucionit teknologjik dhe post teknologjik, kanë bërë që sot 1/3 e vendeve të punës, rreth 30% e vendeve të punës, të kërkojnë detyrimisht diploma universitare. Së treti, proçesi i shkollimit të lartë është një proces edukimi dhe asgjë nuk e konsolidon më shumë demokracinë se sa shkollimi dhe arsimimi. Edhe ky është një nga qëllimet madhore pse vendet e lira hapën dyert e universiteteve për fëmijët e qytetarëve të tyre”, theksoi ai. 
 
Berisha, mbështetësi kryesor i arsimit privat
 
Gjatë 8 viteve të tij në pushtet, Berisha tha se është përballur me presione të jashtëzakonshme të universiteteve dhe autoriteteve financiare, të cilët kërkonin rritjen e tarifave, ndërsa shtoi se nuk ka çeduar asnjëherë. “I vetmi lëshim që unë kam bërë dhe që ka qenë i domosdoshëm ishte indeksimi me inflacionin, se përndryshe ai që hynte sivjet në universitet i takonte të paguante shumë më pak sesa ai që ka hyrë para 5 vjetësh dhe ky është një vendimi para tre viteve. Nga njëra anë kemi të bëjmë me përjashtim nga universitet të 1/3 të maturantëve shqiptarë, maksimumi sepse janë më shumë, sepse janë dhe ata që janë vjeshtakë që s’janë llogaritur akoma, ka pra shumë më tepër, nga ana tjetër kemi të bëjmë me një rritje të tarifës. Kush është ai që përfiton në mënyrë korruptive nga ky kufizim? Është arsimi privat”, tha ai, ndërsa siguroi se do të jetë mbështetësi kryesor i arsimit privat. Sipas Berishës, Shqipëria është një ndër vendet me taksat më të larta në Evropë. 
 
Goditja e arsimit
 
Ish-kryeministri tha se goditja e dytë që qeveria po i bën arsimit ka të bëjë pikërisht me të ashtuquajturën pseudo-reformë që po vazhdon. “Prapë unë duhet të informoj shqiptarët se, jo me sharlatanë por me specialistë ndër më të shquar e planetit, të kontraktuar dhe të sjellë për Shqipërinë nga Banka Botërore, kemi punuar 2 ose 3 vjet për reformën e arsimit të lartë dhe ne fund, në bindjen time më të thellë, u tërhoqa nga forma e financimit. Po pse thoni ju? Për dy arsye. Sepse ai financim ishte një taksë e re e çmenduar mbi familjet shqiptare, ai hiqte barrën e arsimit nga buxheti i shtetit dhe jua lëshonte familjeve të varfra shqiptare, të cilët do të merrnin kredi për të shkolluar fëmijën e pare, fëmijën e dytë dhe kështu me radhë. Dhe do të futeshin gjithë jetën në një borxh që do t’ju lidhte këmbët atyre dhe që ato nuk e meritonin. Dhe ky zotëri me këtë draft e me këtë projekt kërkon që t’ua kalojë në kurriz familjeve shqiptare te gjithë financimin e fëmijëve të tyre në universitet. Kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Berisha. Joana Tafa
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par