BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët

Ish-kryeministri Sali Berisha po përgatitet për të çuar vendin drejt trazirave. Qysh kur u shpall “non grata” nga amerikanët dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokrati, ish-kryeministri Berisha ka nisur një aksion në bazë, me qëllim rrëzimin e Bashës dhe marrjen e timonit të selisë blu. Por teksa ditët po kalojnë, Berisha ka ashpërsuar tonet, ndërkohë që gazeta ka mësuar se ai po mobilizon njerëzit e vet për të nisur protestat pas 11 dhjetorit. Në këtë datë është parashikuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, në të cilin do të votohen ndryshimet statutore dhe nga ku do të hidhen piketat për shkarkimin e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Berisha përgatitet për trazira

Mirëpo sipas informacioneve, paralelisht me organizmin e Kuvendit, Berisha dhe njerëzit më besnikë të tij po përgatiten që të nisin protestat masive. Ndryshe nga sa kemi parë, ku protestohet kundër kundërshtarit, ish-lideri demokrat ka si qëllim që të protesta edhe kundër shefit të qeverisë, edhe kundër shefit të opozitës. Mësohet se pas Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha do të thërrasë mbështetësit e tij në një tubim para Kryeministrisë, ndërsa më pas turma e militantëve që mbështesin atë do të drejtohen për tek selia blu. Qëllimi kryesor është që trazirat të nisin menjëherë pas Kuvendit të 11 dhjetorit dhe para atij të 18 dhjetorit, teksa përmes kësaj lëvizje Berisha kërkon t’i tregojë muskujt kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të lëshojë pengun Lulzim Basha. Pra, sipas të njëjtëve burime, mësohet se Berisha po përgatitet për trazira, ku nga një anë do protestojë kundër Ramës, nga ana tjetër do protestojë kundër Bashës, të cilin synon t’ia marrë PD-në me dhunë. Madje një sinjale të kësaj natyre e ka dhënë dje edhe vetë zoti Berisha nga “Foltorja” e Devollit, kur zbuloi se në Kuvendin e 11 dhjetorit, mes të tjerash do të vendoset edhe për nisjen e protestave. “Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë”, deklaroi ai.

Zheji dhe Ngjela: Berisha do provokojë trazira

Megjithatë, sinjale se ish-kryeministri Sali Berisha do të provokojë trazira dhe rrëzojë me dhunë Lulzim Bashën nga drejtimi i PD, dje kanë dhënë edhe avokat Spartak Ngjela dhe analisti Artur Zheji. Ku i fundit gjatë një prononcimi për mediat theksoi se ditë pas dite po duket se qëllimi i “Foltores” së Berishës, sipas tij, është të trembë ata që nuk i binden ish kryeministrit. “Po duket gjithnjë e më qartë një skenar i parashikuar nga pak analistë që qëllimi i Foltores, është që të trembë, të krijojë frikë te PD te Basha te ata që nuk i binden, të bëjë presionin e duhur, duke thënë unë humba zgjedhjet e dhashë dorëheqjen por di të rikthehem nga pozitat e forcës. Kur u shpall “non grata”, Berisha tha unë pa forcë nuk imponohem dot, këta pa forcë të fusin në burg, ndaj po kthehem me forcë”, deklaroi Zheji. Ndërsa avokat Ngjela paralajmëroi dje gjatë një prononcimi për mediat se nëse Berisha do të përdorë dhunë, do të hyjë në lojë NATO. “Nëse ka armë, do i përgjigjet NATO. Ai tha (Berisha); do bëjë kryengritjen. Ai filloi lojën ushtarake para zgjedhjeve. Me armë se bën dot se krijon tension ndërkombëtar”, deklaroi Ngjela.