
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Shkruar nga Rigels Seliman 29 Mars 2023

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar, vendimi për të hyrë në zgjedhjet lokale të 14 majit nën logon e Partisë së Lirisë, duket se do t’i kushtojë shtrenjtë ish-kryeministrit Sali Berisha. Në mënyrë sistematike demokratët kanë ngritur alarmin dhe kanë dalë kundër bashkëpunimit me Ilir Metën, thirrje dhe kërkesa këto, të cilët ata madje ja kanë vënë në dukej edhe publikisht kreut të “Foltores”, Sali Berisha. Por duket se këto thirrje të sinqerta të demokratëve janë injoruar me vetëdije nga Berisha, i cili si gjithmonë ka zgjedhur që të ndjekë i qetë axhendën e tij, kryefjalë e së cilës është interesi i tij privat dhe familjar. Në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve janë dorëzuar listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” sa i takon zgjedhjeve vendore, ndërsa ajo që bie në sy është se Ilir Meta ka marrë thuajse të gjitha vendet e sigurta për këshilltarë.
“Foltorja” përfundon në duart e pista të Metës
Kështu në kuadër të pazarit që arritën Iliri me Saliun, PL do të dalë me 240 kandidatë. Mirëpo nëse shihen me kujdes listat e kandidatëve, në qytetet kryesore emrat e Ilir Metës janë në pozicione të sigurta. Në Durrës, kryeson Ardian Muka i PD, por 3 emrat pas tij janë nga radhët e Partisë së Lirisë. Që janë: Edlira Shemsi, Luan Nezha, Kontjana Kuçi, etj. E njëjta gjë vlen edhe në Shkodër, Berat, Fier dhe disa qyte të tjera. Megjithatë batërdia më e madhe i është bërë Berishës në Tiranë, pasi Meta i ka futur të gjithë besnikët e tij në pozicione të sigurta. Ndër emrat mund të përmendim: Silva Caka, Endrit Braimllari, Florida Kërpaçi, Tedi Blushi, Ana Azizaj, Artan Distafa, etj. Pra ajo që mund të thuhet është se Partia e Lirisë po rritet në kurriz të demokratëve. Meta momentalisht është katandisur në mes të katër rrugëve. Në Kuvend ka vetëm 4 deputetë, ndërsa në këshilla ka asnjë përfaqësues. Por sipas emrave të dorëzuar thuajse shumica e kandidatëve të PL janë në zona të sigurta, ndërsa Berisha emrat e tij i ka lënë jashtë vijës së kuqe. Duke marrë parasysh se në lojë do jenë dhe kandidatët e Alibeajt, ata që kanë shansin të fitojë janë emrat që kryesojnë. Kjo do të thotë se Berisha mund ë katandiset me më pak këshilltarë se Meta. Ky i fundit historikisht ka përdorur këshillat për pazare, pasi atje ku ka shumicën mund të përdor këshilltarët për të bllokuar projekte. Si duket zoti Berisha tani do vuajë pasojat e aleancës me Metën, pasi nuk mësoi nga fakti që sot në pushtet Edi ramës është falë kreut të PL, apo nga afera e bllokut 700 mijë euro të ish-presidentin , i cili doli me zë e figurë në videon e Dritan Priftit, ku kërkonte hapur para dhe bënte korrupsion. Thënë troç dhe referuar asaj që shihet në dritën e diellit, duket qartë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka bërë bingo me listën e Këshilltarëve të Bashkiak të Tiranës dhe jovetëm, duke futur shumicën absolute të besnikëve të tij në pozicione fituese, ndërkohë që është e sigurtë që më 14 maj, “Foltorja”, do marrë “Noc Rrokun”, duke u shkërmoqur. Kujtojmë se Berisha dhe Meta do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit në koalicion me partitë PBDNJ dhe LDK. Partia kryesore e koalicionit Meta-Berisha, do të jetë Partia e Lirisë.
Më të lexuarat


A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Në Kamzë kanë ndodhur çudira”/ Sekretari për çështje zgjedhore në PD zbulon skemën si janë vjedhur votat: Kanë futur duart operatorët dhe...

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

“Arrestimi, luftë personale e Ramës”/ Analisti i njohur rendit arsyet pse burgosja e Belerit nuk është luftë kundër krimeve zgjedhore

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama vihet në "siklet" pas pyetjes së Fevziut

“Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”/ Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama zbulon si qëndron e vërteta

“Nuk jam babai i Kosovës”/ Situata në veri, Rama: Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar konsulencë nga Shqipëria

Sali Berisha publikon videon gjatë zgjedhjeve të 14 majit: Një operator ka votuar 130 herë
