
Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: 'Xhuxhi' di shumë gjëra për ata lart

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Shkruar nga Rigels Seliman 25 Mars 2023

Kalaja e ish-kryeministri Sali Berisha duket se po rrënohet çdo ditë. Pas goditjes që i dha aksi Londër-Uashington, duke e shpallur “non grata” dhe Gjykata e Apelit që i hoqi Partinë Demokratike nga duart, ish-kryeministri Berisha ka marrë dje dy goditje të fortë, të cilat gazeta “SOT” i ka paralajmëruar prej disa ditësh. Goditjen e parë Berishës ja ka dhënë Garda e Republikës, e cila ka marrë në mbrojte Enkelejd Alibeajn, pas kërcënimeve që këtij të fundit i janë bërë në mënyrë sistematike nga kryefoltoristi dhe enturazhi i tij (lakenjtë dhe ithtarët), duke e njohur kështu zyrtarisht edhe si kryetar të opozitës. Më konkretisht, ditën e djeshme për herë të parë, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj është shfaqur nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës. I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj e mohoi. “Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh. Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë. Ndiheni i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, deklaroi Alibeaj, pas mbledhjes me grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD. Ndërkohë që hapi tjetër i radhës kundër Berishës nga institucionet është mësymja e përmbaruesve, të cilët duhet ta nxjerrin kryefoltoristin nga selia e PD, për shkak se ajo godinë nuk i takon atij, por grupimit të Lulzim Bashës që janë edhe drejtuesit e Partisë Demokratike zyrtare.
Koalicioni Berisha-Meta
Por teksa PD iu hoq nga duart, Sali Berisha duket se do të marrë goditje edhe nga aleati i tij, Ilir Meta. Sali Berisha do të futet në zgjedhje krah Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Ilir Metës. Koalicioni do të quhet “Bashkë fitojmë” dhe do të përbehet nga Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Mirëpo duke qenë se Berisha është pa parti, ka zëra se Meta do përdorë këtë dobësi për t’i tjetërsuar votat e “Foltores” për Partinë e Lirisë. Kjo e fundit ka komisoneri, ndërkohë që në fletë votimi do ketë edhe siglën, çka do të orientonte më shumë votuesit që të votojnë për të dhe goditur Berishën, Ndërkohë sa i takon koalicionit me Metën, dje në një konferencë para gazetarëve ka dhënë detaje edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit zbuloi se plotësimi i vendeve në Këshillat Bashkiakë do të bëhet sipas % që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive. “Në dijeninë sipas përqindjeve në çdo bashki. Referencë është 2015-ta. Lista e këshillit bashkiak nuk është mbyllur akoma, do ta miratojë kryesia, po propozojnë degët dhe mbi bazën e propozimit të degëve, kryesia do të miratojë këshillat”, deklaroi ai. Por ndërsa negociatat vazhdojnë me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën, Berisha ka hedhur poshtë bashkëpunimin me Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka sulmuar dje. “Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve”, u shpreh ai. Nga ana tjetër Berisha sqaroi se demokratët po organizohen për të monitoruar çdo parregullsi të fushatës elektoral dhe ditës së zgjedhjeve. “Ne kemi krijuar grupet e monitorimit të procesit zgjedhor dhe po monitorojmë çdo dhunim dhe shkelje. Iu bëj thirrje qytetarëve, që çdo fakt dhe dokument që të kenë, që ky narkoshtet kryen në dhunim të zgjedhjeve, të informojnë”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

“Duhet folur për parregullsitë në zgjedhje”/ Belind Këlliçi nuk dorëzohet: Tiranën nuk e humba, e vodhën

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

SPAK lëshon urdhër arrest me burg për ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Çfarë ndodhi? KAS rinumërim 29 nga 40 kuti në këtë bashki

Deputetët kundër Kolegjit të Kryetarëve, Kryesia e PD bën lëvizjen e minutës së fundit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shpërthen kryetari demokrat: Kalbësira që ne kemi brenda është Sali Berisha, të do vetëm si ushtar, ja pse nuk iu binda

"BF" kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për votimin elektronik në Kamëz, KAS del me njoftimin e fundit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane? Rënies së euros nuk po i duket fundi, kursi bie në...
