BREAKING NEWS

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime të forta: Ekziston mundësia që Gerti Shehu të jetë përdorur nga...

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i
x
BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x

Politike

Sali Berisha sulmon ambasadoren Kim dhe ish-sekretarin Pompeo, i akuzon se janë kthyer në vasalë të Edi Ramës dhe hipokritë, i paralajmëron që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD

Sali Berisha sulmon ambasadoren Kim dhe ish-sekretarin Pompeo, i akuzon se

I sh-kryeministrit Sali Berisha duket se nuk i del inati me amerikanët. Këta të fundit në rrafshin politik dhe diplomatik e kanë izoluar kreun e “Foltores”, ndërkohë që përveç shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, një “dhimbje koke” për të është bërë edhe fakti se Uashingtoni nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike. Madje, këtë vendim e pohoi edhe vetëm ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dy ditë më parë gjatë një interviste televizive, kur u kujdes të theksonte se Berisha është person i padëshiruar dhe si i tillë e ka të ndaluar ta takojë atë, ndërkohë që sipas saj, Enkelejd Alibeaj është kreu legjitim i PD. Por kjo deklaratë e fortë e diplomates Kim, ka trazuar humorin e Berishës, i cili dje ka shfrytëzuar konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, teksa ka sulmuar ashpër ambasadoren Kim. Zoti Berisha e akuzoi ambasadoren Yuri Kim se është kthyer në vasale e Edi Ramës dhe hipokrite, ndërsa e paralajmëroi atë që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD. “Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë, edhe ajo personalisht, nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama. Pse them kështu? Sepse është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë. Zyrtarë të lartë të DASH takohen me të dizenjuar, madje edhe me kukulla apo ithtarë të Vladimir Putinit. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për marrëdhënie shumë të mira me SHBA. Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde. Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj”, deklaroi ai.

Berisha i kërkon Kim t’i kërkojë falje dhe sulmon Pompeon

Më tej me tone të ashpra, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje ambasadoren Yuri Kim që t’i kërkojë ndjesë, ndërsa nuk kurseu as ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, të cilin e sulmoi. “Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi. A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane. Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperialistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt”, u shpreh ai.

Kreu i “Foltores” akuzon ambasadoren se po falsifikon historinë

Por mllefi i Berishës nuk ndalet me kaq, pasi dje ai akuzoi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se me deklaratat e saj është duke u përpjekur të falsifikojë historinë. “Së fundmi, në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë, me heqje fotografish, me këto e ato. Të cilat shqiptarët i njohin nga e shkuara. Nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla. Por, ajo që m’u duk i pafat dhe qesharak, ishte krahasimi, paralelizmi, i ndërprerjes së marrëdhënies diplomatike në vitin 1946 me 1997. Krahasoi të pakrahasueshmen. Në vitin 1946, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe qeveria e Tiranës, sepse në Tiranë u vendos një diktaturë komuniste. Këto marrëdhënie, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, SHBA e përdorën si leverage për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë derisa u formua Partia Demokratike. Në vitin 1997, ka dëgjuar apo parë kush ndonjë deklaratë se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me SHBA? Kjo është fantazi. Ka pasur një rast që disa diplomatë janë larguar nga pasiguria, por nuk ka kurrë një deklaratë për ndërprerje marrëdhënie apo proces për rivendosjen”, tha ai. Ndërkohë, ish-kryeministri komentoi edhe takimin Meta-Kim. “Përkundrazi,unë e kam mirëpritur absolutisht. Pse do më shqetësojë mua takimi? E quaj shumë normal dhe, Meta është ish president dhe kryetar i një partie. Unë e vlerësoj, pozitiv”, nënvizoi Berisha.