Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Sali Berisha vazhdon t’i qëndrojë vijës së kuqe", ish-deputeti zbulon prapaskenat: Nuk besoj se Lulzim Basha...

Postuar: 24/05/2019 - 10:26

Alfred Peza, Sekretar për Mediat në Partinë Socialiste dhe ish deputet, është i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa problem, pasi, sipas tij, “nuk ka aq budallenj që të shkojnë në burg për të cenuar legjitimitetin e procesit”.

“Krimet elektorale në demokraci janë nga krimet më të rënda që mund të bëhen, për shkak se shenjtëria e zgjedhjeve demokratike është më e madhja”, theksoi Peza per A2

Në lidhje me ofertën për dialog të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Peza nënvizoi se “oferta për dialog e kryeministrit është në tryezë dhe dora është e shtrirë çdo ditë”.

Sipas Sekretarit për Mediat në Partinë Socialiste, opozita nuk hyn në zgjedhje pasi e di që i ka të humbura ato: “Pasi humbën zgjedhjet e 2015 dhe 2017, e dinin që do të ishte humbja e tretë dhe në këto kushte po bëjnë lojën e strucit, pasi mendojnë se nëse nuk hyjnë, nuk quhet që kanë humbur zgjedhjet”. Në lidhje me mundësinë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Peza u shpreh: “30 qershorin e ka vendosur Presidenti i Republikës.

Nëse Kreu i Shtetit që e ka dekretuar këtë datë mund ta shtyjë, jemi të hapur. Nga ana jonë nuk e negociojmë 30 qershorin, por ata që e kanë në dorë mund të ulen të diskutojnë, nëse do të ulen ndonjëherë. Ka një problem të madh me opozitën, e cila kundër këshillave të partnerëve tanë gjermanë, thotë që nuk ulemi në dialog me Edi Ramën. Sali Berisha vazhdon t’i qëndrojë vijës së kuqe që i ka vendosur opozitës duke thënë që ose largohet Edi Rama ose shkrihet opozita. Dhe nuk besoj se Lulzim Basha ka guxim ta shkelë këtë vijë të kuqe”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër situatën në terren në zonën e Kasharit, ku është raportuar për disa familje të prekura nga lëkundjet e fuqishme të tërm

Postuar: 22/09/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar një familje në njësi

Postuar: 22/09/2019 - 18:15

Zv/ kryeministri Erjon Braçe premtoi se ditën e mërkurë qeveria do të miratojë një VKM e cila p

Postuar: 22/09/2019 - 17:56

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u fut në Parlament disa muaj më parë, duke

Postuar: 22/09/2019 - 17:37

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duh

Postuar: 22/09/2019 - 17:24

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së

Postuar: 22/09/2019 - 17:18

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Shtabin e Emergjencave në Bashkinë