BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Politike

Sali Berisha vrasës me damkë, ekzekutori i 4 personave në bulevard pranoi “Live” urdhrin për snajperit dhe eliminimin e kreut të opozitës më 21 janar, SPAK mbyll sytë para krimit të shekulli

Sali Berisha vrasës me damkë, ekzekutori i 4 personave në

Nëse ka një çështje, e cila i ka të gjitha provat e faktet të zbardhura e gati, është ajo e vrasjes nga Garda e Republikës, me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha, të 4 demonstruesve të opozitës jashtë “perimetrit të sigurisë” së Kryeministrisë më 21 janar 2011. Sot që flasim, ish-kryeministri Berisha si ekzekutori i 4 personave në bulevard, ka pranuar disa herë në studio televizive “Live” urdhrin për snajperit dhe madje eliminimin e kreut të opozitës të asokohe, Edi Rama. Por kur kanë kaluar 12 vite nga kjo ngjarje e rëndë, atij nuk i ka kërkuar askush llogari për këtë masakër të urdhëruar nga vetë Berisha, siç e ka pohuar ai. Kjo ka bërë që të shumtë të jenë ata, që i habit fakti se pse Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) deri më tani nuk e ka marrë përsipër hetimin e krimit të rëndë shtetëror të 21 janarit 2011, duke mos e cilësuar si një vepër penale që futet tek krimet e rënda, madje me plotë gojë meriton të quhet si krim i shekullit. Njëri prej tyre që ka ngritur alarmin dhe e ka rikthyer këtë çështje në vëmendjen të publikut dhe drejtësisë është kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit duke folur dje nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, i bëri thirrje drejtësisë së re të hetojë Berishën si personi që urdhëroi vrasjen e protestueseve më 21 janar. “Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hash atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon, i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet”, deklaroi Balla. Pra, kjo deklaratë e Ballës për të hetuar Berishën për masakrën e 21 janarit, është një mesazh i qartë për SPAK që të zgjohet nga letargjia dhe të zbardhë këtë çështje, ku është implikuar vetë kryeministri Sali Berisha, i cili jovetëm që nuk ka shfaqur pendesë, por me krenari ka pohuar se do ta jepte urdhrin gjithmonë nëse do përballej me situata si ajo e ndodhur në 21 janar të vitit 2011.

Balla: SPAK të hetojë korrupsionin e Berishës

Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të hetojë korrupsionin e “non-gratës” Sali Berisha. “Ky është një i vdekur që vijon të ecë në këmbë, flet ky në emër të drejtësisë amerikane, që e ka shpallur me vulë e firmë që është non grata për ta, për çfarë? Për korrupsion të nivelit të lartë e minim të demokracisë. Nuk e di çfarë pret drejtësia jonë. Britania e akuzon me emra, Damir Fazlliç, flet ky për sekretaren, po për privatizimin e OSSH, sot nuk ka njeri as në qeverinë tonë që thotë sa është shitur, se nën dirigjimin e Sali Berishës shteti ka humbur 400 e ca milionë euro. Dosja është në prokurori, cilën nuk e di se ka humbur durimi. Dhe “Gërdeci” mbani mend si raportonte ministri te i biri i Sali Berishës, Aldo Bumçi. Dhe për 21 janarin, ka shpërdoruar detyrën me pasojë vrasjen… dhe tani vjen e flet për Dakon që ka shpërdoruar detyrën për 1 leje ndërtimi, para 12 vjetësh”, nënvizoi Balla.

Masakra e “21 janarit”, ja çfarë ka deklaruar Berisha

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë dhe është konseguent në qëndrimin e tij se, vrasjet e 21 janarit 2011 nga Garda e Republikës kanë qenë të justifikuara ligjërisht. Berisha i qëndron idesë, se ishte shumë i vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe nuk do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vrarë nga Garda. Këtë qëndrim Berisha ka mbajtur disa herë kohët e fundit në disa media, teksa ka qenë duke folur për 21 Janarin 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, Berisha tha se Garda ka respektuar ligjin. Madje ai shkoi dhe më tej kur nënvizoi se nëse nuk do të kishte qenë Garda, në atë gjendje kur po sulmohej Kryeministri, mund të kishte qenë edhe dora e tij që mund të kishte shkrepur armën. “S’kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores, në mos Garda mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës”, është shprehur disa herë Berisha. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur gjatë gjithë kohës dhe vijon ta mbajë edhe sot e kësaj dite. Madje në prill të këtij viti, zoti Berisha shkoi më tej kur jovetëm që nuk shfaqi asnjë pendesë për vrasjet e “21 Janarit”, por u shpreh se kishte vendosur 5 snajperë në Kryeministri dhe nëse Ram do ishte në protestë, ai do të ishte eliminuar. Pra Berisha po tenton të tregojë se protesta e thirrur nga opozita në 21 janari të vitit 2021 ishte e paligjshme. Megjithatë, duhet theksuar se 21 janari do të jetë dhe dita e gjykimit në këtë jetë dhe atë jetë për “non gratën” Sali Berisha, pasi me urdhër të tij u vranë 4 demonstrues të opozitës me duar në xhepa, ndërkohë që drejtësia shqiptare, ndonëse dosja është e kopsitur, vijon të heshtë.