BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Politike

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama këmbëngul për hapjen e negociatave, Varhelyi premton rritje të mbështetjes financiare

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama këmbëngul për hapjen e

Ditën e djeshme u mbajt Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët për mediat me Komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj të integrimit. Rama tha se prej kohesh vendi pret të hapë më tutje fazën tjetër të procesit të integrimit, sepse nuk ka patur asnjë kontestim nga Komisioni për përmbushjen e detyrave. Sipas tij, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi aktualisht po bëhen përpjekje për të zgjidhur ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në mënyrë që procesi të përparojë. “Detyrat e shtëpisë të integrimit europian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Për sa kohë ne, KE, jo këtë vit, por prej tre vitesh, na ka thënë se detyrat i kemi bërë si duhet dhe i ka kërkuar Këshillit Europian që të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë më tutje fazën tjetër të procesit, ne jemi të qetë. Sot, fatmirësisht, nuk ka kontestim për detyrat tona, as nga Komisioni dhe as nga shtetet anëtare, por gjërat janë të ndërlidhura. Ka një ngërç mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe mënyra si funksionon sistemi i zgjerimit, kërkon që ky ngërç të zgjidhet para se të vazhdojë procesi. Në këtë moment ne nuk kemi asnjë lloj shqetësimi apo arsyeje për të thënë që ne po sakrifikohemi, sepse ne këtu jemi me BE dhe po vazhdojmë punën për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve”, tha Rama.

Varhelyi flet rreth investimeve në rajon

Ndërkohë Komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi deklaroi se qershori do të jetë muaji i vendimeve lidhur me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai tha se BE dhe KE po punon me përkushtim por sipas tij është ende herët për të thënë se çdo të ndodhë. “Kemi shumë çështje mbi tryezë. Ne në BE dëshirojmë të zhvillohen konferenca te para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është qershori i këtyre vendimeve. Ne po punojmë vërtet fort. BE dhe KE janë të përkushtuar të gjejnë zgjidhje, por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë”, tha ai. Po ashtu Varhelyi deklaroi se BE do të rrisë mbështetjen financiare ndaj vendit. Ai tha se pothuajse rreth 30 mld euro do të vijnë në Rajon. Sipas tij, BE është e gatshme që ky projekt të vendoset në veprim sa më parë. “Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që kemi vënë në tryezë me planin e investimeve. Pra pothuajse rreth 30 mld euro do të vijnë në Rajon. Kemi një marrëveshje në BE, për financimin e këtij plani. Kemi arritur këtë marrëveshje me KE, për programin. Kjo do të jetë mekanizëm që do të financohet ky plan, jemi të gatshëm edhe për fondet për të bërë këtë plan dhe ne duam që ky plan të vendoset sa është e mundur në veprim”, tha komisioneri.

Më të lexuarat