
Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Samiti i BE nën kërcënimin e protestuesve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, thirrje për të dalë me dhunë në “Dëshmorët e Kombit”

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 6 Dhjetor 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta duket se nuk tërhiqen nga protesta që kanë paralajmëruar se do të mbahet sot në datën 6 dhjetor. Pavarësisht masave të ‘hekurta’ të marra nga Policia e Shtetit, Berisha theksoi dje gjatë një konference për shtyp se Samiti që pritet të mbahet sot në Tiranë mes liderëve evropianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është në mbështetje të demokratëve. Në fjalën e tij për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se shqiptarët do tu tregojnë liderëve evropianë se po përballen me grabitësin më të madh në Shqipëri, referuar kryeministrit Edi Rama, ndërsa la të nënkuptohet se do ta orientojë turmën drejt ambienteve ku do mbahet samiti. Madje, Berisha thotë se qytetarët e kanë me detyrim që të jenë në protestë, pasi mungesa e tyre do të ishte e pafalshme. “Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat, sepse ai siç thonë rëndomë shqiptarët, ose të merr, ose të le diçka në xhep. Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Unë e di se ata që mblidhen nesër në Tiranë, me gjithë kontributin e tyre substancial në luftën kundër krimit. Mos harroni se nëse Saimir Tahiri është aty ku e meriton, është falë anti-mafias italiane. Por sërish, askush nuk do të vijë të na çlirojë ne nga narkoshteti, ne dhe vetëm ne jemi ata që do çlirohemi prej tij, por jetike është t’u dëshmojmë lidershipit europian se njeriu që qëndron në tavolinë në emër të shqiptarëve, është një Noriegë me atlete të kuqe Adidas”, deklaroi Berisha.
Berisha thirrje qytetarëve
Më tej Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të pranishëm në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë e kryeministrit Edi Rama. “Ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës. Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar. Unë e di, që ata që mblidhen nesër, sigurisht nuk mund të garantojnë votën tonë të lirë, por të paktën ta dinë se njeriu që kanë karshi tyre, e ka karrigen e kalbur mbi votat e rrëmbyera të shqiptarëve”, u shpreh ai. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të nisen qysh dje drejt Tiranës. Teksa ishte duke bashkëbiseduar me demokratët e degës numër 2, Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të bëhen bashkë, në protestën që do zhvillohet nesër, pra sot.Nesër, me të madh e me të vogël, të gjithë shqiptarët nga mbarë Shqipëria. Ata që nuk janë nisur akoma të nisen sonte dhe të vijnë në Tiranë, në mënyrë që të dridhet nga themelet ky regjim i kalbur”, nënvizoi Berisha.
Protesta e opozitës, Meta: Të gjithë bashkë në Bulevard
Ndërkohë, edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje për shqiptarët që të dalin ditën e nesërme në protestën e opozitës. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Meta e quan protestën e nesërme një hap të madh që do të kryhet për mbrojtjen e Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”, shkruan Meta.
Më të lexuarat


“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate”, Meta rrëfen marrëdhenien mes SHBA-së: Lidhje vlerash dhe jo aferash

“McGonigal ishte miqësuar me Kryeministrin e Shqipërisë”/ Business Insider tregon të pathënat e ish-të dashurës së zyrtarit të FBI!

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

“Dashnoret po flasin”/ Reagon me shpejtësi pas zhvillimeve të fundit politikani i njohur: Gjurmët e aferës mafioze të çonin drejt e tek zyra e Ramës

Sali Berisha nxjerr emrin e politikanit të njohur shqiptar: I përfshirë në aferën e inceneratorëve!

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

Peleshi intervistë për VOA: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha kohërave", Berisha ka 'dy fjalë' për Ramën: Nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë
