
Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Dhunimi i gazetarit Elvis Hila, BE del me reagimin e fortë: Dënojmë sulmin, autoritetet të hetojnë ngjarjen

Ekzekutoi me armë gjahu gruan dhe vëllanë, arrestohet autori i tragjedisë në Gramsh

“Samiti i jep goditje fatale...", Berisha tregon dy anët e medaljes së protestës së 6 dhjetorit: Ja çfarë do iu tregojmë liderëve europianë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2022

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 6 dhjetor në orën 12:00 të dalin në shesh për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri Berisha gjatë një takimi me banorë të njësisë 5 përgëzoi Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë, duke thënë se nga ana strategjike kjo i jep një goditje fatale nismës ruse serbe të Ballkanit të Hapur.
Berisha po ashtu tregoi edhe dy anët e medaljes, e para ai tha se protesta e 6 dhjetorit duhet të merret nga liderët e BE si një përshëndetje për ta, ndërsa ana tjetër e medaljes është se opozita është në shesh për të protestuar kundër Ramës.
“Më datën 6 dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të BE dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Ky është një nder për Shqipërinë është një përzgjedhje gjeostrategjike e një rëndësia historike, me të cilin Evropa i thotë Putinit se Shqipëria është territori ynë dhe harroni nëse keni ambicie të tjera
Ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor të shqiptarëve dhe i jep një goditje fatale projektit të Vucic, Ramës dhe vasalit të tij në Shkup, projektit të Ballkanit të Hapur, një nismë ruso-serbe. Edhe në këtë kontekst samiti është shumë i mirëpritur.
Pse ne do jemi në datën 6 në protestë? Unë ftoj liderët e BE ta marrin këtë si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre dhe vlerave të tyre. Por kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se ne jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të betuar, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi ne dalim më datën 6 për ti thënë liderëve të BE se ky nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe se ky është armik i demokracisë, armik i votës së lirë. Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama. Më 6 dhjetor ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar, ai nuk mund të jetë askund tjetër vetëm në protestë kundër Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha Berisha.
Më të lexuarat


Spartak Braho ultimatum Sali Berishës: Do djegë, do shkatërrojë? Ta provojë një herë!

“Me kë tallet kjo palo drejtësi”, reagimi i fortë i analistit për aferën McGonigor: Rama të japë shpjegime, DASH ta shpallë non-grata

Përplasja në PD më 8 janar/ Spartak Braho flet për deklaratën që tronditi politikën: Ishte planifikuar vrasja e Alibeajt, Sali Berisha kishte informacione se...

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë dhe Edi Ramën/ Zbardhen shkresat e dërguara SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme

SPAK thellon hetimet për tragjedinë e Gërdecit, merr në pyetje Shkëlzen Berishën, ankth dhe frikë në radhët e familjes së ish-kryeministrit

"Më e fuqishmja që Tirana ka njohur"/ Berisha zbulon planin pas përjashtimit nga Kuvendi dhe tregon lëvizjen për rrëzimin e Edi Ramës: Të enjten do jem…

Shkëlzen Berisha në “rrjetën” e SPAK, trafiku i armëve, demontimi i municioneve dhe tragjedia e Gërdecit drejt zbardhjes, ja dy dëshmitarët kyç që do të fundosin djalin “me sy peshkaqeni”

Berisha nuk pret gjykatën, merr vendimin e menjëhershëm dhe çon në KQZ emrat për ...

"I ka futur duart thellë në xhepat rusë, ndërhynë Engjëll Agaçi dhe bllokon dosjen"/ A do i kërkoni Bashës ndjesë publike për akuzat për paratë ruse? Përgjigjet Berisha

Kaos në Kuvend, PS voton me urgjencë rendin e ditës, Nikolla përjashton Berishën pasi bllokoi foltoren dhe mbyll seancën, PD nis procedurat për shkarkimin e kryeparlamentares
