BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x
BREAKING NEWS

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin e fundit: Ja sa raste të reja janë regjistruar me Covid-19

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e
x

Politike

"E hoqi maskën e Brukselit në Tiranë"/ Rama konferencë të përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi: BE bëri të vetën, na takon ne të bëjmë tonën. Ky është një projekt me përfitime të jashtëzakonshme

"E hoqi maskën e Brukselit në Tiranë"/ Rama

Gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur ditën e sotme në Samitin Ballkanik ishte i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi. Kryeministri i vendit u shpreh se BE ka bërë të vetëm dhe tashmë është Shqipëria të bëjë punën që i takon. Gjatë konferencës së përbashkët Rama u ndal sërish te Shengeni Rajonal, duke e cilësuar një projekt strategjik.

"Ishte një kënaqësi se më në fund takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësinë t'i mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese. Maskat e Brukselit komisioneri dhe delegacioni i hoqi në Tiranë.

Gjerat dhe planet e punës janë konkrete. BE dhe KE ka bërë të vetën, na takon ne të bëjmë tonën. Qeveria dhe une kemi qenë dhe mbetemi të palëkundura në bindjen tonë se projekti i Shengenit Rajonal është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme dhe më vjen mirë që ky vizion me BE është i plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla, jemi në kushtet që po e zotërojmë procesin", tha Rama.

Kryeminsitri Edi Rama

“Dy arsye përse jemi të kënaqur me praninë e komisionerit Oliver Varlehyi. Së pari sepse të gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi sesi e quan njëri apo tjetri po ka si qëllim të cojë përpara politikat europiane në rajonin tonë.

Ky proces është i mbështetur tashmë nga një plan ekonomik që nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale të ndërlidhshmërisë të sektorit të energjisë dhe digjitalizimit, përbën lëvizjen më të madhe historike të Bashkimit Europian në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Ishte kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual sepse ne kemi mundësi të mirëpresim miqtë tanë pa masa shtërnguese. Më vjen mirë që komisioneri maskat e Brukslit i hoqi në Tiranë. Gjërat tanimë janë konkrete, ky është një nga ato momente ku BE e ka bërë të vetën plotësisht, na takon ne të bëjmë atë që duhet të bëjmë.

Nuk diskutohet që ne kemi qenë që në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengeni Rajonal, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike sociale por edhe politike. Më vjen mirë që kohezioni me BE është i plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në fazën ku ne po e zotërojmë këtë proces.

Dëshiroj që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe viteve në vijim të bëhet një format që të ketë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. E fundit, ndërkohë ne kemi vendosur paralelisht me cfarë lidhet me plain, edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshmi në rajonin tonë.

Do të thotë nëse ne këtu bëjmë hapa të jetësimit të lejimit të 4 pikave nga Bashkimit Europian, qëllimi është që këto të na hyjnë në punë erkonomikisht. Sic e dini brenda rajonit, por para dy ditësh edhe me Hungarinë kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohë që sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale të qytetarëve të rajonit tonë të njihet në të gjithë hapësirat e Bashkimit Europian kështu edhe ne të lëvizim lirshëm nëpër vendet e BE”.

Më të lexuarat