Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sandër Lleshaj deklaroi se nuk do të heq dorë nga posti i ministrit, Lefter Maliqi i bën kërkesën urgjente Kuvendit: E ka mendjen të bredhë me BMW 150 mijë euroshe! (DOKUMENT)

Sandër Lleshaj deklaroi se nuk do të heq dorë nga posti i

Pas deklaratës së Sandër Lleshajt se nuk do të heq dorë nga posti i ministrit të Brendshëm, ka ardhur reagimi i deputetit Lefter Maliqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Maliqi njofton se ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me Sandër Lleshajn.

“Në pritje të interpelancës urgjente me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj... Isha duke pritur largimin e Ministrit të Brendshëm, meqenëse e deklaroi vetë nga Vlora, por kur e ktheu prapë në Elbasan, se do të jetë në qeveri edhe për ca muaj të tjerë, (merret me mend ky ndryshim vendimi), depozitova sot në Kuvend kërkesën urgjente për interpelancë me Sandër Lleshajn.

Ministri që e ka mendjen të bredhë më BMË-në 150 mijë euroshe, duhet të japë llogari për situatën e kriminalitetit në vend, me vrasje, atentate e aksidente çdo ditë, ngjarjet e rënda të pazbardhura, si po kryhet vetingu në polici, kultivimi i kanabisit nëpër qarqe etj.

Megjithëse Ministri ynë me ‘një këmbë në varr’, e ka pranuar vetë dështimin këto ditë, kjo punë nuk kalon kaq thjesht.

Në media, Ministri ka për detyrë ti përgjigjet pyetjeve, por në Kuvend, ka për detyrë të japë llogari.

Jam në pritje të ballafaqimit në tempullin e Demokracisë me njeriun që i ka mbetur sahati në kohën e ‘xhaxhit’.

Edhe pse më 25 Prill, kjo qeveri do shporret me firmën e shqiptarëve, kjo nuk do të thotë që këta muaj të mbetur, shqiptarët të hanë plumbat qorrë duke bërë xhiro në bulevard.

Kryeministri i marrë fund, siç largoi Turi Shahinin, të shporrë edhe një Ministër Rendi të paaftë, para se të shporret edhe vetë.

Qytetarë të devotshëm e të zotë, ka plot ky vend!”, shkruan Maliqi.

Më të lexuarat