BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sandër Lleshaj: Nuk e ndalojmë dot kontrabandën e armëve, por do forcojmë kriteret për mbajtjen e tyre

Sandër Lleshaj: Nuk e ndalojmë dot kontrabandën e armëve,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi dje se Shqipëria nuk është një vend që ka kufizime për prodhimin e armëve dhe nuk mund të bllokohet kufiri i gjelbër, duke theksuar se ashtu si futen cigaret kontrabandë mund të futen edhe armët. Nga foltorja e Kuvendit, ministri Lleshaj deklaroi se duhet forcuar dhe ashpërsuar ligji dhe ndëshkimi ndaj posedimit të armëve. “Shqipëria është një vend, që nuk ka kufizime sa i përket prodhimit të armëve në Shqipëri. Dhe sot Shqipëria prodhon mjete shpërthyese, prodhon fishekzjarrë nga ato që shtruat pyetjen fort shqetësuese “nga hyjnë”. Sigurisht që prodhohen në mënyrë të paligjshme, ose edhe të ligjshme. Sa i përket bllokimit të kufirit, pati një kontradiktë për faktin se ne nuk mendojmë që duhet të bllokojmë kufirin për të ruajtur mosfutjen e armëve në Shqipëri. Shqipëria është vend i lirë dhe kufijtë tanë janë shumë porozë për arsye se janë kufij të gjelbër tashmë. Nuk janë kufij me tela me gjemba dhe përmes këtyre kufijve të gjelbër mund të futen. Ashtu siç futen kontrabandë cigare e mallra të tjera, mund të futen edhe armë dhe mjete të rrezikshme. Prandaj duhet forcuar dhe ashpërsuar ligji dhe ndëshkimi penal ndaj posedimit të armëve. Ne do të shkojmë në një hap më të rëndësishëm më vonë duke forcuar kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve evropiane ka një politikë penale relativisht liberale sa i përket dënimit penal”, deklaroi ai. Më tej, nga foltorja e Kuvendit ministri Lleshaj deklaroi se duke forcuar dënimin penal i shërbejmë jetës së qytetarëve, duke sjellë në vëmendje edhe vitin ’97, kur u vranë njerëz në mënyrë të pavullnetshme. “Sa më shumë ta ngushtojmë hapësirën e përdorimit të armëve ose mbajtjes së armëve, aq më shumë i kemi shërbyer jetës së qytetarëve tanë. Mos harroni se në vitin e famshëm ‘97 në Shqipëri janë vrarë mijëra njerëz në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht për faktin se shqiptarët nuk e dinin ende në atë kohë, shumë prej tyre, diferencën midis një instrumenti muzikor dhe një instrumenti që quhet pushkë. Dhe nga kënaqësia që u shkaktonte tingulli i plumbave që dilnin kanë vrarë njerëz dhe sot nuk e dinë që kanë vrarë. Se i kanë hedhur ata plumba në ajër, të cilat diku kanë rënë dhe kanë vrarë dikë, dhe dikush sot nuk mund të jetë i qartë që s’ka vrarë njeri edhe nuk e di. Prandaj ju ftoj të reflektoni në këtë drejtim, sa më pak armë të ketë Shqipëria, është më mirë”, nënvizoi Lleshaj.

 

Më të lexuarat