BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh: Asnjë pasuri e siguruar në rrugë kriminale...

Sandër Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh: Asnjë pasuri e

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se po tentohet të shkatërrohet përfundimisht modeli i biznesit që paraqet krimi.

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare në Kuvend, Lleshaj tha se asnjë pasuri e siguruar në rrugë kriminale nuk mund të gëzohet në Shqipëri.

“Nuk mjafton që vetëm politika penale të përqendrohen te burgosja. Sado sukses të ketë në veprimtari kriminale, sado pasuri të grumbullojë do të vijë një ditë që do të merren. Krimi nuk mund të jetë biznes. Besoj kemi bërë të duhur për të parandaluar ata që nesër tentojnë të futen në rrugë kriminale. Të fuqizojmë kapacitetet për sekuestrimin e pasurive kriminale.

Një ndryshim i rëndësishëm është se një pjesë e madhe e aseteve të sekuestruara do të shkojnë në favor të viktimave të këtij krimi.

Deri tani përpjekja e qeverisë në këtë drejtim ka shënuar suksese të ndjeshme. Janë 48 raste pasurish të ndryshme, dhe qindra të tjera janë në proces. Mundohemi të shkatërrojmë përfundimisht modelin e biznesit që paraqet krimi. Asnjë pasuri që mund të sigurohet në rrugë kriminale nuk mund të gëzohet në Republikën e Shqipërisë”, tha Lleshaj.