Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sandër Lleshi vë në rresht drejtorët dhe shefat e komisariateve, zbardhen urdhrat e parë të zv/ministrit, gati largimi i njerëzve të Fatmir Xhafajt

Postuar: 08/11/2018 - 07:57

Emërimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm pritet të sjellë një frymë të re në Ministrinë e Brendshme. Vetëm një ditë pasi mori detyrën, Sandër Lleshi u vu në lëvizje, duke vënë në rresht drejtorët dhe shefat e komisariateve, por edhe vartësit e tjerë të tij. Sipas burimeve të gazetës, pas shtrëngimit të duarve me zëvendësministrat dy ditë më parë, Lleshi ka kërkuar një takim edhe me drejtorët dhe shefat e komisariateve, me qëllim që të bëhet edhe njohja më nga afër me vartësit e tij. Gjatë këtij takimi pritet që zëvendësministri i Brendshëm, i cili do të ushtrojë kompetencat e ministrit, do t’ju japë direktivat drejtorëve dhe shefave të komisariateve. Ai do t’i njohë ata me planin e tij të punës dhe objektivat me qëllim luftën kundër krimit të organizuar, por po ashtu do t’i paralajmërojë për ristrukturime në staf. Me ardhjen e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, pritet që ai t’jua bëjë të qartë vartësve se tashmë do të mbizotërojë një frymë e re pune dhe për këtë arsye do të ketë edhe lëvizje. Mësohet se Sandër Lleshi mund të largojë nga puna njerëzit e Fatmir Xhafajt, ku të rrezikuar janë edhe drejtorët dhe shefat e komisariateve, për të marrë në punë më pas njerëzit e tij të besuar. Një gjë të tillë bëri edhe vetë Xhafaj kur iu besua drejtimi i Ministrisë së Brendshme. Ai largoi nga puna punonjësit që deri dje i shërbenin Saimir Tahirit dhe vuri njerëzit e tij të besuar. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili u vu në këtë detyrë me urdhër të Fatmir Xhafajt.

Urdhrat e Lleshit

Vetëm 24 orë pas marrjes së detyrës, Sandër Lleshi firmosi edhe dy urdhrat e parë. Urdhri i parë prek personelin e Ministrisë së Brendshme, të cilëve iu kërkohet të përdorin në mënyrë efikase kohën në punë, duke iu ndaluar frekuentimi i kafeneve gjatë orarit të punës. Mësohet se përjashtime do të ketë vetëm në rastet e festave apo fatkeqësive familjare vetëm me lejen e eprorit. Të njëjtën gjë Lleshi i ka kërkuar që të zbatojë edhe Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për uniformat blu. Ndërsa urdhri i dytë lidhet me protestat e fundit në Durrës për ndotjen, që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave. Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Qytetet më problematike në këtë drejtim, sipas ministrit Lleshi, janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.“Kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në urdhrin e Lleshit. Sa më sipër Sandër Lleshi kërkon nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Mbështetja e kryeministrit

Sandër Lleshi gëzon edhe mbështetjen e kryeministrit për lëvizjet dhe strategjitë e tij në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Burimet i thanë gazetës se ditën e djeshme kryeministri ka mbledhur qeverinë për të bërë prezantimin e Lleshit me anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Gjatë mbledhjes, Rama është shprehur i prerë se Sandër Lleshi do të ushtrojë kompetencat e plota të ministrit të Brendshëm, edhe pse në letra shkruhet si zëvendësministër. Ai i ka thënë Sandër Lleshit se mund të ndërmarrë çdo vendim qoftë për organizime stafi, qoftë për strategji në luftën kundër krimit, duke i lënë kështu rrugën të hapur për të drejtuar në Ministrinë e Brendshme. Po dje, në faqen online të kryeministrisë janë bërë edhe përditësimet e fundit në përbërjen e kabinetit qeveritar, duke e renditur krah ministrave.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 17:44

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në ditën e 16 të protestë së tyre për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë proje

Postuar: 19/11/2018 - 17:40

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’,  këshilltari ligjor pranë PD, Gazmend Bardhi ka t

Postuar: 19/11/2018 - 17:26

Partia Demokratike ka njoftuar se banorët e Astirit në Unazën e Re do vazhdojnë të protestojnë de

Postuar: 19/11/2018 - 17:20

Lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës dhe mafias kalabreze e njohur me emrin “Ndragh

Postuar: 19/11/2018 - 16:51

Zgjedhjet lokale janë duke afruar, e partitë politike janë duke identifikuar kandidatët të cilët

Postuar: 19/11/2018 - 16:47

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se vettingu në politikë nuk është asgjë tjetër

Postuar: 19/11/2018 - 16:24

Deputetët e PD prej kohësh nuk marrin pjesë në seancat plenare duke e kushtëzuar atë me vettingun