BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Politike

Sapo futet në lokalin në Laç, kryeministri Rama përballet me situatën e pakëndshme: Dilni jashtë ore

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën. Kreu i qeverisë zgjodhi të futet në një prej lokaleve që është dëmtuar nga tërmeti. Mirëpo sapo është futur në lokal, Rama vuri re tymin dhe i akuzoi të pranishmit për shkelje ligji.

Pjesë nga biseda

Rama: Nuk pihet cigare mrena ça bëni kshu?

Gruaja: Kanë hyrë pa leje kryeministër, kanë hyrë pa leje. Janë hapur dyert se tërmeti…mirëseerdhët njëherë në lokalin tonë.

Rama: O zotëri nuk pihet duhan këtu, hiqe atë se është shkelje ligji. (u drejtohet disa djemve në derë) a ka mundësi të dilni pak jashtë se e bëtë këtu, dilni nuk pihet cigare këtu!

Gruaja: Jojo, cigarja nuk lejohet.