BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x
BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x

Politike

Sekretari Amerikan i Shtetit vjen nesër në Tiranë, Zheji zbulon arsyen e vizitës dhe tregon çfarë pritet. Lubonja: Ja pse nuk është ‘shpëtimtari’ ynë

Sekretari Amerikan i Shtetit vjen nesër në Tiranë, Zheji zbulon

Ditën e nesërme pritet që sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar vjen për një vizitë zyrtare në Tiranë. Teksa shumë teza janë shtruar mbi atë se çfarë pritet të sjellë kjo vizitë, analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë dhënë opinionet e tyre të asaj çka mund të thotë Escobar.

Analisti Artur Zheji tha për emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se Escobar vjen në kuadër të një turi që po bën në Ballkan, ndërsa shtoi se sekretari Amerikan i Shtetit vjen për të kujtuar faktin se Shqipëria, si anëtare e NATO-s duhet të vendoset fortë në linjën kundër Rusisë dhe për çështjet brenda PD-së.

Ndërkohë, Lubonja tha se nuk pret dhe nuk mendon se Escobar është ‘shpëtimtari’ i shqiptarëve.

Zheji: Këtu ka një frymëmarrje më të gjerë. Ky është një tur. Nuk është vizitë e dedikuar për Tiranën zyrtare, për situatën brenda PD apo për maxhorancën e Ramës. Ne jemi pjesë e një mozaiku më të madh, ku na duket se paradigma e Nastradin Efendiut se ku është qendra e botës do lidhte gomarin. Dy palët vërtiten rreth njëri-tjetrit. Doja të kthehesha te simbolika e mozaikut, janë hapur disa vatra tensionesh në Ballkan. Supervatra që është hapur më tej, në Ukrainë mes Rusisë. Pala amerikane dhe britanike e njohin vatrën ruse. e them këtë se qoftë situata e nderë në Bosnjë Hercegovinë, qoftë situata e Gjukanoviç në Malin e Zi apo dhe incidentet në Kosovë. Kthehemi në Shqipëri. Escobar vjen për të thënë se ne si anëtar i NATO-s të rrethohemi më fortë në linjën e kontrapozicionin e kundërshtisë me Rusinë dhe të pakësojmë vatrat e sulmeve të brendshme. Ai e quajtur atë çështje brenda PD, vatër të brendshme. Vendi aleat duhet të jetë kompakt në këtë rreshtim gjeopolitik. Escobar do të ketë një axhendë gjeopolitike me qeverinë dhe gjerat e veta për situatën në PD, që mori zjarr nga non-grata e Berishës nga SHBA

Pyetje: A është shpëtimtari ynë Escobar?

Lubonja: Jo padyshim! Kam kaq kohë që po them një diçka që duhet të ngroh një paradigmë. Ideja ime është se ne kemi 30 vite në vazhdimësi të një historie të hershme, s’jemi bërë një popull i emancipuar që do ta thoshte Buda. Ai e ka thënë shumë herë që; ‘Që të besosh një gjë që është e vërtetë apo jo, këtë s’duhet ta besosh se e ka thënë X apo Y apo se e ke lexuar në libra, as pse e them unë, por sepse e ke analizuar me mendjen tënde kritike’. Ky është në thelb problemi ynë. S’do e kishim bërë këtë emision sot për Escobar nëse s’do bënim atë paradigmë. Këtu ka dy probleme, i pari është ai i lirisë së vërtetë të njeriut që lidhet edhe me një problem konkret; nëse ti do të sundosh një popull ke dy mënyra, një për të punuar për këtë popull dhe e dyta; nëse ky popull beson te një Zot, mashtro Zotin. Pastaj e thotë Zoti, i gjithë populli ndjek. Ky ka qenë roli i klerikëve. Liria e vërtet është ajo siç thotë Buda; ‘Kur ta takosh Budën, vrite atë’. Shqiptarët për fat të keq nuk janë emancipuar. Ne kemi marrë amerikanët si arbitër në këtë lojë tonën dhje na duhet që do vijë Escobar, a do thotë gjë për Berishën, apo do mbështesë Ramë apo jo. E patë ju dje Edi Ramën që mori medalje nga Clinton. Është e qartë se me kë është Amerika, boll që të shohësh atë. Ndërkohë që shqiptarët ikin, ky merr dekorata për ça afganë që ka sjellë këtu. Kështu që problemi se me cilin është Zoti, është i qartë. Problemi është se ne duhet të mendojmë me kokën tonë. Kësaj nuk duhet t’i jepnim kaq shumë rëndësi, vizitës së Escobar. Të shihnim se ça do bëhet dhe më pas të dëgjojmë shqiptarët të cilët janë ata që gjykojnë. Të jemi të pavarur nga debati. Këtu kemi të bëjmë më ata që e kanë kollaj të mashtrojnë Zotin se sa të punojnë me shqiptarët. Amerikanët sillen si prindër të keq në rastin më të mirë me shqiptarët.