Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sekretari i PD-së zbulon sa do zgjasë protesta e 16 marsit: Presion kemi vetëm nga…

Postuar: 14/03/2019 - 21:45

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se protesta e 16 marsit do të jetë e ngjashme me atë të 16 shkurtit. Në emisionin 'Opinion', ai deklaroi se protesta do të mbahet përpara Kryeministrisë por sa do të zgjasë nuk dihet.

“Janë të ftuar të gjithë qytetarët që kanë një problem me qeverinë. Do jetë një protestë e ngjashme me atë të 16 shkurtit, ku çdo qytetarë është i ftuar. Bashkimi i qytetarëve nuk bëhet me skenarë, është një protestë. Nuk është ecje në Bulevard. Do të jetë një protestë që do zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë. Se sa do të zgjasë do ta vendosim me qytetarët ditën e protestës”, tha Bardhi.

Por a ka PD, një skenar tjetër ?

“Ne do të vazhdojmë rrugën që kemi nisur, kemi marrë një vendim politik për të mos qenë më pjesë e Parlamentit, bashkë me qytetarët do krijojmë një axhendë. Ne jemi në takime të përditshme. Të gjithë drejtuesit politik janë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në takime. Ajo që ne jemi duke bërë është që axhendën tonë politike e kemi përputhur me atë të qytetarëve”, theksoi më tej zoti Bardhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 20:57

Një tjetër lëvizje ekstreme e opozitës e drejtuar nga petagogu Arian Galdini, ka guxuar të mos ndikohet nga thirrjet e Bashës dhe Kryemadhit, duke vazhduar kështu aktivitetin e saj poltik.  

Postuar: 20/03/2019 - 20:44

Sipas PD, 14 ish-deputetë ishin të pranishëm mbrëmjen e sotme me banorët e zonës së Unazës së Re.

Postuar: 20/03/2019 - 20:40

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin &ldquo

Postuar: 20/03/2019 - 20:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë një bisede televizive në Ora News, është sh

Postuar: 20/03/2019 - 19:58

 Deputeti Myslym Murrizi i ka kthyer një përgjigje të hidhur Presideniti Ilir Meta, pas dekl

Postuar: 20/03/2019 - 19:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale, tregon se gjatë vi

Postuar: 20/03/2019 - 19:26

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu, i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit duke deklarua